Pushteti imanent i Kryeministrit
"Gjykata po i jep vetes pushtet absolut". Kjo ka qenë fjala e parë e Kryeministrit Berisha para gazetarëve, ndërsa jepte përgjigje për rrëzimin e ligjit të gjobave nga Gjykata Kushtetuese. Gjithkush është i sigurt, që më tepër se një fjali pohuese, kjo është një shprehje konstatuese me tone të tërheqjes së vëmendjes. Edhe përmes këtij pohimi mund të verifikohet në marrëdhëniet mes dy pushteteve (Ekzekutiv-Drejtësi) një tendosje, e pse jo edhe ngërdheshje pakënaqësie.
Por Kryeministri Berisha e njeh kujdesin për llogari të vetvetes, sidomos atë në marrëdhënie me kamerat dhe me publikun. Në artin e tij të qeverisjes sot ka një mënyrë tjetër. Mesazhet që përcjell, nuk preferon të kenë zhurmë dhe kontestim të menjëhershëm publik. Ka shumë raste që Kryeministri gjatë këtyre tre vjetëve e ka respektuar këtë mënyrë. Por më të bujshëm mund të konstatojmë rastin e marrëveshjes së arritur me rivalin e përkundërt politik të tij, kryesocialistin Edi Rama (kur vendosën në mënyrë të beftë dhe duke kapërcyer diskutimin e debatin paraprak), ndryshimet kushtetuese.
Ky kapërcim, që gjeti të papërgatitur krejt strukturat e tjera të opozitës dhe segmentet aktive të shoqërisë civile, duhet parë njëherësh si një kapërcyell i madh marrëdhëniesh politike mes pozitës dhe opozitës. Ky kalim i madh i realizuar së pari përmes një sintonie pragmatiste politike mes dy udhëheqësve, apo i fituar si moment për shkak të tundimit për të pasur një aktrim të ri politik, ende nuk është zbardhur plotësisht. Beteja e nisur nga pjesa e dytë e opozitës, pra LSI dhe partitë e vogla, dhe vokali i shtuar i veprimtarëve publikë, pra kundërshtuesve të ndryshimeve kushtetuese, mund të shërbejnë si një akt ndikues dhe veprues për këtë zbardhje, për këtë mister të pandriçuar.
Kryeministri lehtësisht e ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese duke i vënë në dukje faktin se "po i jep vetes pushtet absolut"… Është mesazh i njeriut që e njeh mirë ç‘është pushteti, që s‘e le atë t‘i shkasë nëpër duar e aq më tepër të blasfemojë e të shndërrohet në "absolut", kur është jashtë tij dhe në pavarësi kushtetuese.(!) Ku do të dalë Kryeministri me këtë pohim? Për kë e ka këtë mesazh dhe në ç‘pikë adresohet për të qenë ekskluziv? Në marrëdhëniet politike mes tij si kryesues i shumicës qeverisëse dhe disa institucioneve të larta kushtetuese, Kryeministri ka zbuluar pa dashur disa krisje apo shenjëza pakënaqësie. Zhurma e pamjaftueshme penguese e disa deputetëve demokratë për të mospranuar nenet e ndryshuara në Kushtetutë, është një shenjëzë e hollë. Një krisje e lehtë që më shumë se pasojë, ka zbuluar nënndërgjegjen e disa deputetëve të shumicës së djathtë. Ato janë nojmat e një ndërgjegjeje që nuk triumfon mbi zërin me zë.
Natyrisht janë vetëm zëra vetanakë brenda grupit të shumicës. Meqenëse këto ndryshime i referoheshin konkretisht postit të Presidentit të republikës, të mbajtur nga ish-nënkryetari i PD-së, këta deputetë e gjetën më të arsyeshme të shfaqeshin "brinjazi" si mbrojtës të raporteve jo imponuese mes institucioneve të larta kushtetuese. Natyrisht kjo nënndërgjegje mbeti "nën dhe", nuk pati forcë të bëhej zë dhe për të tjerë, e aq më tepër për t‘u bërë zë ndryshe brenda grupit parlamentar të PD-së. Shumëkush e mori vesh paskësaj se Kryeministri ka të gjitha mundësitë për të qenë i paprekur dhe i paoponencë në "grigjën e vet partiake". Si një "Polifem" i vërtetë me dy sy, Kryeministri ka hyrë në një kapitull të ri të kryesimit qeverisës dhe politik. Për pak kohë ka shumë gjasa të realizojë edhe në përputhje me imazhin e ri paraelektoral ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Nuk ka më dilema dhe hamendësime për aritmetikë votash. Edhe ata që mund ta pengojnë kanë nevojë për "gishtin" e tij. Republikanët pas asaj që ndodhi në Gërdec janë aleatët që binden edhe nëse s‘kanë dëshirë. Demokristianët, partia që si në një proces inkubatorik arriti të bëjë 8 apo 9 deputetë, do të jenë votues të lehtësishëm në të gjitha rastet e ndryshimit dhe ribërjes së kabinetit "Berisha 4". Në këto kushte, Kryeministri mund të rikthehet në formulën e sugjeruar nga të pakënaqurit, besnikë të tij, për të pasur një kabinet me më shumë njerëz të partisë së tij. Shanset për diçka të tillë tashmë janë më të afërta se kurrë. Sikundër mund të thuhet se kjo gjë i duhet edhe vetë Kryeministrit për një fushatë me "en bloc" për vitin 2009. Sepse Kryeministri e di çdo të thotë të "…kesh mbështetjen dhe bindjen e një partie". Në këtë optikë, Kryeministri duket se po sheh reagimet dhe lëvizjet e afërta politike të tij. Ai e njeh mirë këshillën e urtë politike se "prestigji rritet duke zënë në befasi, duke provokuar". Por për ta nisur këtë, i duhet një aleancë e pabujshme pushtetesh. Kryeministrit i duhet të verifikojë se deri ku ka shkuar ndërgjegjja pavarësuese në disa pushtete dhe në disa institucione të rikompozuara gjatë mandatit të tij qeverisës. Kjo kohë 3-vjeçare dhe sidomos periudha post-Gërdec, ka qenë e mjaftueshme për të peshuar realisht se në ç‘hallka dhe në ç‘pika opozitarizmi kundër tij është më potencial.
Me socialistët, Kryeministri Berisha ka mbyllur një epokë; atë të cilësimit si politikani i konfliktualitetit dhe i dhunimit të institucioneve. Në leksikun e Edi Ramës ka gati pesë muaj që nuk flitet më për Berishën e vjetër. Madje, mënyra se si e ka sjellë fjalën, të bind plotësisht se kur flet për "politikën e vjetër", shigjeta drejtohet diku gjetkë. Në këtë mënyrë, Kryeministri i parrezikuar prej opozitës po aftëson shqisat për rreziqe jashtë opozitare. Kthimi i djeshëm prej Brukselit, gjithsesi i ka shtuar informacionin për krizën globale të ushqimit dhe efektet e saj në ekonomi dhe biznes. Me siguri që frika për situatën financiare dhe treguesit financiarë i është shtuar. Por ai nuk e bën veten.
Ai e sposton nga fytyra e vet frikën prej situatave të afërta. Ndërsa prej situatave të befta ai nuk e bën dot aktorin e pafrikur. Frikën prej ekonomisë Berisha s‘e ka ekspozuar kurrë. Madje s‘gjen dot gjatë karrierës-epope të tij një moment të tradhtimit të vetvetes prej krizës ekonomike dhe financiare. Megjithatë, tashmë ai e di si Kryeministër i vendit, se kriza e monedhës ka trokitur edhe në Shqipëri. Institucionet më të epërme të kësaj fushe, përmes zërit të Guvernatorit apo deklarimeve të raporteve të ndryshme vëzhguese, flasin se efektet po shfaqen. Teoria ekonomike na mëson se financat dhe efektet mbi treg nuk ka sovran t‘i komandojë me urdhër, ato e "tronditin qeverisësin si tërmeti godinat e mëdha". Në pamundësi për të kontrolluar efektet që sjell ky pushtet në krizë, Kryeministri do të ecë, me vendosmërinë që ka ai, drejt ruajtjes së marrëdhënieve diktuese dhe imponuese me pushtetet e tjera.