Sefgjini dhe SHIK-u privat i Berishes
Qëkurse në afërsi të Tiranës ndodhi shpërthimi gjigant në një mejhane ku çmontoheshin predha, e keqja nuk ka më njësi matëse në këtë vend. Përmasat humane të tragjedisë dhe fatura ekonomike e saj u pasuan nga zbulimi i implikimit skandaloz të strukturave më të larta të qeverisë. Por për çudi, Kryeministri ynë tha se nuk dinte gjë, edhe faktet më pas provuan se ai ishte në dijeni. Po ashtu, një ditë të bukur, duke parë se mosdija është alibia më e mirë, ministri i Mbrojtjes, edhe pasi një thes me dokumente për Gërdecin të firmosura prej tij kanë përfunduar në duart e prokurorëve, mori guximin dhe tha se edhe ai nuk dinte gjë çfarë bëhej në Gërdec. Rrezik edhe vetë Delijorgji do të dalë të thotë se as ai vetë nuk dinte gjë dhe Gërdecin e kishin bërë fshatarët me kokë të tyre. Përballë këtyre fakteve, askush nuk do të guxonte të merrte metrin e të maste të keqen e radhës, për të thënë se cila është më e madhe. Megjithatë, çdo e keqe është një e keqe, dhe ajo duhet denoncuar me sa të mundemi.
Të dielën, një gjykatës, pas dy ditë hezitimi, firmosi kërkesën e prokurorisë për sigurimin në arrest shtëpie të tre ish-zyrtarëve të Shërbimit Sekret Shqiptar, SHIK, nën akuzën e rrëmbimit, torturës dhe vrasjes. Një akuzë më të rëndë nuk mund të formulosh… Por më i rëndë është fakti se një prej të akuzuarve ishte dhe është ende zyrtarisht një prej drejtuesve më të rëndësishëm në administratën e qeverisë së Kryeministrit Berisha. Arben Sefgjini është drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Dhe më e keqja, edhe më tej, është se Sefgjini ishte nën këtë akuzë kur ai u emërua nga Kryeministri në këtë detyrë. Formalisht ai është nomenklaturë e ministrit të Financave, por ne e dimë tashmë se Sefgjini është vendosur aty me vetë vullnetin e Kryeministrit. Berisha sërish mund të thotë se "nuk e dija që ishte nën akuzë kur e emërova", pasi ai asnjëherë nuk di asgjë, edhe pse di gjithçka. Por ai nuk e shkarkoi atë, edhe pasi dosja përfundoi në gjykatë, edhe pasi gjykata vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. "Gjykata nuk e ka pezulluar nga detyra", tha Kryeministri, ndërsa i përgjigjej interesimit të gazetarëve për këtë çështje.
Është dukshëm e lexueshme mbrojtja që Berisha u bën këtyre njerëzve. Ndaj pyetja që mund të bëjmë është: Ǒarsye ka Berisha për t‘u bërë avokatinë ish-zyrtarëve të SHIK-ut, të cilët për hir të vërtetës, në vetëm pesë vjet punë u bënë ndër shqiptarët më të urryer se ish-shefat e Sigurimit 45-vjeçar të Enver Hoxhës? Përse Berisha e riktheu në funksione drejtuese Bashkim Gazideden dhe përse pikërisht në zyrën e Hipotekës? Përse Arben Sefgjini u kthye në administratë dhe pikërisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve? Përse shumë ish-vartës të tjerë të Gazidedes u kthyen në punë, jo në Shërbimin Informativ (nuk do të kishte asgjë të keqe kjo, pasi mes atyre oficerëve të shkarkuar ka pasur plot të devotshëm për t‘i shërbyer shtetit), por në administratën civile? Përse ish-vartës të Gazidedes u propozuan nga vetë ai në disa sektorë kyç të financave dhe pronave, apo edhe administrimit të pasurive të sekuestruara personave apo zyrtarëve të inkriminuar?
Bashkim Gazidede është një nga njerëzit më të besuar të Berishës, madje nga ata që beson deri edhe verbërisht. Në kohën kur drejtonte SHIK-un, ai e shndërroi atë në një polici politike, tërësisht nën urdhrat dhe shërbimin e Berishës. Por tashmë Kryeministër, pas një përvoje shumë të hidhur me shpërdorimin e SHIK-ut dhe në pamundësi reale për ta përdorur sërish si më parë, Berishës i duhej një tjetër "SHIK" dhe për të tjera qëllime. Atij i duhej një strukturë, përmes të cilës të kontrollonte gjithçka e të gjithë, por pa abuzuar dhe pa rënë në zy. Ata që e njohin Berishën nga afër, e dinë mirë maninë e tij për të ditur deri edhe me kë hanë darkë ministrat dhe deputetët e tij. Por padyshim që i duhet të dijë më shumë se ç‘pasuri kanë ata, ç‘kanë në defterët e shtetit e jo sa i kanë të ligjshme, sa jo, ç‘toka kanë blerë e ç‘hotele kanë ndërtuar, në ç‘biznese janë implikuar, sa paguajnë tatime e sa jo... Ky informacion i duhet Berishës, pasi në të kundërt, gjindja poshtë i hallakatet e del nga gardhi i tij.
Duke ditur të larat e të palarat, ai mban nën kontroll situatën, me një SMS i shtron të gjithë të votojnë ndryshimet kushtetuese, i bën të heqin dorë nga referendumi brenda një ore, i bën të votojnë si dhe kur të dojë ai, dhe po brenda një ore "përgënjeshtron" mediat që flasin për grupe të pakënaqurish brenda partisë së tij. Për të siguruar këtë informacion, Berishës i duhej një njeri, që të punonte në mënyrë informale për të dhe pa hapur gojë me askënd. Dhe, për këtë punë, më të mirë se Bashkim Gazideden dhe "grupin" e tij nuk mund të gjente, ndaj dhe nuk vonoi ta dërgojë atë pikërisht në Drejtorinë e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. E më pas, me propozimin e tij nisën emërimet e ish-oficerëve të tjerë të SHIK-ut në administratë. Njerëz të afërt të Berishës tregojnë influencën e madhe të Gazidedes në emërimin e shumë njerëzve në administratë dhe zyra auditi.
Në këtë mënyrë, Berisha ndërtoi "SHIK-un" e tij personal në administratë, tashmë pa rrahur, pa vrarë e pa zhdukur njeri. Ja pse ka një arsye më shumë të besojmë, përveç dokumenteve, që Berisha dinte edhe mbi sipërmarrjen e Gërdecit, ku qarkullonin dhjetëra miliona euro në muaj. Për të siguruar këtë informacion, Nano vepronte në mënyrë amatore. Në kohën e KPD-së së famshme, ai përdorte beniaminët e tij në prokuroi, që i nxirrnin hajdutçe dosjet nga zyrat e ia çonin për të mësuar për trojet në Golem apo "Shkëmbin e Pëllumbave" të Naçëve, Muçëve e Baçëve. Por Berisha nuk e lejon situatën t‘i shkojë deri në "KPD". Ja pse ai e emëroi Sefgjinin në krye të Tatimeve, nuk e dorëzoi atë, edhe kur ai u bë zyrtari i parë i administratës së tij, i akuzuar për krime të rënda, si rrëmbim, vrasje e zhdukje kufome.
Të lutesh që dikush të shkojë në burg nuk është humane, por të shikosh drejtësinë të funksionojë është hyjnore.
Ndaj ne shpresojmë dhe lutemi njëkohësisht që drejtësia të bëhet më në fund edhe në vendin tonë.