Heking: Na duhen më shumë si Lala
Trajneri i Hanoverit, Diter Heking, ka bërë të ditur se do të dëshironte te kishte në ekip më shumë futbollistë si Altin Lala. Pas ndeshjes së fundjavës me Verder Bremenin, trajneri i ekipit gjerman ka vlerësuar paraqitjen e shkëlqyer të mesfushorit shqiptar në këtë sfidë. "Ajo që ka bërë Altini në fushën e lojës është për t‘u respektuar. Nuk është rastësi që e lamë të luante i vetëm në fazën mbrojtëse në qendër të mesfushës. Nëse ne duhet të bëjmë përpara, duhet të kemi sa më shumë lojtarë si ai", u shpreh Heking pas ndeshjes së shkëlqyer që skuadra e tij zhvilloi në fundjavë. 32-vjeçari Lala po kalon një sezon fantastik me Hanoverin, pasi ka lënë pas të gjitha problemet fizike dhe po luan rregullisht si titullar me këtë skuadër.