Boks/ Per Klitshkon vendosin tifozet

Edhe dy duele në ring, të parashikuara në vitin 2012 dhe më pas për të ardhmen e tij do të vendosin tifozët. Vitali Klitshko, kampioni i botës për peshat e rënda në versionin WBC ka ndërmarrë një iniciativë të pazakontë. Ukrainasi I ka kërkuar mbështetësve të shumë që të vendosin rreth së ardhmes në ring, për të mësuar nëse grushtet e tij vazhdojnë të cilësohen ende të fort.
Klitshko ka arritur nivele të tilla popullariteti, sa për të organizuar një sondazh rreth tërheqjes nga boksi. Idenë e tij, kolosi ukrainas e ka bërë publike nëpërmjet kolonave të gazetës prestigjioze gjermane, “Bild”.
Boksieri 40-vjeçar, i cili është i impenjuar edhe në politikë, pasi është përzgjedhur si deputet në parlamentin e Ukrainës, ka fituar 43 nga 45 duelet si profesionit. Më 18 shkurt në Mynih, ai do të ndeshet për të mbrojtur titullin përballë britanikut Derek Kisora. Më pas, kampioni ka programuar një duel me britanikun tjetër, Devid Haje, të cilin vëllai i Klitshkos, Vladimir, e kishte mposhtur me pikë në korrikun që kaloi, duke I marrë brezin e kampionit të WBA. Por, ndryshe nga dueli I pak muajve më parë, Vitali ka parashikuar që këtë herë, Haje do të mposhtet me “knock out”.