Mancini: Humbja do të vinte dikur

Roberto Mancini e pranon se e dinte që dikur Manchester City do ta ‘shijonte’ humbjen e parë të sezonit. Një gjë të tillë, ekipi i tij e përjetoi të hënën mbrëma, kur u dorëzua përballë Chelseas, 2-1.
“Nuk mund të bëjmë asgjë. Jemi ende në pozitën e parë, por e dinim se do të ishte e mundshme ta humbnim një ndeshje. Mirëpo, ne shpresojmë se pas natës së sontme, do të fitojmë ose barazojmë në ndeshjet tjera”, deklaroi pas ndeshjes trajneri italian.
“Lojtarët e Chelseas ishin mjaft të lumtur pas ndeshje, pasi që na mposhtën neve. Kjo demonstron se jemi top ekip për momentin dhe që të gjitha skuadrat dëshirojnë të na mposhtin. Kjo është e rëndësishme për ne. Ne kemi punuar shumë të arrijmë deri këtu dhe do të vazhdojmë. Ne shpresojmë që të shkojmë edhe 14 ndeshje pa humbje”, përfundoi ai. Përkundër kësaj humbjeje, City mbetet në pozitën e parë në tabelë, 2 pikë përpara rivalit lokal, Manchester United.