Juventusi skuadra e vetme ne pese ligat e medha europiane
Roma I mori vetëm një pikë Juventusit, që vazhdon të kryesojë Serinë A, me pikë të barabarta me Udinezen. Por, për të gjithë ata që në ambientin ardhezi e shohin gotën gjysmë boshe, vjen një ngushëllim I rëndësishëm: “Zonja e Vjetër” janë e vetmja skuadër në pesë kampionatet kryesore në Europë (Spanjë, Itali, Gjermani, Francë dhe Angli) që mbetet e pamposhtur në këtë sezon.
Në grupin e kampionateve që renditen në vendin e dytë për nga rëndësia, si Portugalia, Holanda, Belgjika, Zvicra, Turqia apo Greqia, vetëm Porto dhe Benfika, të cilat kanë luajtur 12 ndeshje krahasuar me 14 të Juventusit, mund të mburren se kanë shifrën zero në kolonën e humbjeve
Me fjalë të tjera, deri në këtë pjesë të sezonit Juve është një shkallë më lart se Barcelona, Real Madrid, Bayern mynih apo dy Mançesterët. Vazhdimësia që bardhezinjtë kanë shfaqur ëhstë edhe më mahnitëse se rezultatet e tyre.
“Është diçka e bukur të shikosh që kundërshtarët tanë ende nuk kanë festuar”, tha Konte, edhe pse ecuri si ajo e Milanit të pathyeshëm në sezonin 1992-1993 me 58 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, apo ecuria e Peruxhias në vitin 1979 që e mbylli sezonin pa humbje duken ende larg.