E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A/ Xhenoa-Inter Markiorit i bie te fiket ne stolin e rezervave

Gjatë ndeshjes Xhenoa-Inter, në stadiumin “Luixhi Ferraris” janë përjetuar minuta ankthi. Kur kronometri tregonte 83 minuta lojë, lojtari i vendasve, Alberto Markiori, i cili ndodhej në stol nuk është ndjerë mirë.

Pikërisht kur ndjeshja ishte në kulmin e saj, në stadium pllakosi heshtja, pasi futbollistit, që sapo ishte afruar nga ekipi I të rinjve, ku mban edhe shiritin e kapitenit, i ra të fikët në stol. Gjyqtari Banti ndaloi takimin, ndërsa lojtari i ri u transportua menjëherë me barrelë për të marrë ndihmën e shpejt.

Për fat të mirë, bëhej fjalë vetëm për një lëkundje tensioni dhe gjendja e 18-vjeçarit u stabilizua vetëm pas pak çasteve. Kjo ishte hera e parë që Markiori grumbullohej në skuadër nga trajneri Malezani dhe me sa duket emocionet e përjetuara nga mbrojtësi I ri ishin mjaft të forta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›