E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A/ Interi fiton 0-1 ne fushen e Xhenoas

Për Interin kjo fitore, në takimin e prapambetur të javës së 11-të të Serisë A ishte mjaft e rëndësishme, pasi skuadra e Ranierit merr pikët e nevojshme për tiu afruar në klasifikim Juventusit, Udinezes, Milanit dhe Lacios.

Gjithashtu, zikaltërit rigjejnë vazhdimësinë në rezultate, pas triumfit në fundjavë përballë Fiorentinës dhe tashmë ngjiten në vendin e 7 në klasifikim në kuotën e 20 pikëve.

Ata kalojnë pikërisht Xhenoan, që zbret në vendin e 8 me 18 pikë. Megjithatë, në këtë sfidë kuqeblutë vuajtën mungesën e mjaft titullarëve, mbi të gjitha të Palasios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›