Nejmar Dueli ne finale me Barcelonen mision i pamundur

Nejmar dhe Santosi po përgatiten për të debutuar në Botërorin për klube 2011. Brazilianët, e udhëhequr nga talenti i “seleçaos” luajnë në gjysmëfinale kundër Kashiua Rejsol. Skuadra japoneze nuk është një pengesë e pakalueshme dhe pavarësisht kujdesit që mund të tregohet, nuk është e tepërt të mendohet për një finale me Barcelonën, që të enjten luajnë me Al Sad nga Katari.
Nejmar është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve që do të ketë përballë. “Sot për sot, Barça është skuadra më e mirë në botë. Kjo nuk diskutohet”, tha 19-vjeçari.
Sulmuesi, i cili ka qenë një objektiv në merkato i Barçës por edhe Realit shtoi: “Personalisht jam i kënaqur që luaj në botërorin e klubeve. Nëse do të mund të sfidoj Barcelonën, do të jetë një nder i madh. Nuk është e lehtë të mposhtim katalanët, do të jetë njësoj si filmi ‘Mision i Pamundur’. Për mendimin tim është shumë e vështirë të fitojmë përballë tyre, pothuajse e pamundur”.
Më tej, Nejmar ka kërkuar kujdes përballë Kashiuas, duke vlerësuar kampionët e Japonisë, që deri më kanë mundur Okland Sitin dhe Monterein