E Diel, 1 Nëntor 2026

Leonard Derziu, fitues i garës së parë dimëroreLeonard Derziu i Akademisë së Hipizmit është fituesi i garës së parë dimërore

Rrjetet sociale:

Leonard Derziu i Akademisë së Hipizmit është fituesi i garës së parë dimërore që startoi ditën e diel në aneksin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Në vend të dytë u rendit Ema Qehaja, e vetmja femër në konkurrim, kjo e ekipit të “Panta Mullet” me kalin Panta. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit pjesëmarrja ka qenë e pakët, kjo sipas organizatorëve për shkak të dëmtimit të mjaft kuajve.

Ra në sy mungesa e kalorësve të Shkodrës dhe Tomorrit të Beratit. Në aktivitetin e djeshëm morën pjesë 3 skuadra: Akademia e Hipizmit e cila përfaqësohej me 2 kalorës, Arben Begun e Leonard Derziun dhe me katër kuaj; “Panta Mullet” me kalorësit Ema Qehaja dhe Ornel Kërçuku e 2 kuaj si dhe “Shkodra e Vllaznisë” me Arlind Kojashan e me një kalë. Aktiviteti ishte programuar në dy etapa. Fillimisht në konkurrimin e parë paraqitjen më të mirë e pa asnjë penalizim e realizoi konkurrenti Berziu me kalin e tij Çipi.

Të pafatë kanë qenë në pistë Begu me dy kuajt e tij Skotin e Xhokun, Kajosha me kalin Sharodon dhe Derziu me Silvën të cilët nuk mundën të kualifikoheshin për etapën tjetër, atë me 6 pengesa për shkak të penalizimeve. Derziut me kalin Çipi iu bashkua për garën e fundit ku llogaritej koha e fitoi edhe e reja Qehaja. Kalorësi i Akademisë së Hipizmit, regjistroi kohën më të shpejtë e pa penalitete në finalen kur pengesat ishin të kronometruara, përkatësisht 40’’70 ndërsa rivalja e saj e mbylli me 2 refuzime e me kohën 1’59’’86. Trofeun ia dorëzoi fituesit të garës, Leonard Derziut, presidenti i nderit dhe një nga veteranët e Federatës Shqiptare të Sportit me Kuaj, Ali Ohri.

Numri i klikimeve - 776
  E Marte, 24 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›