Boks Ylli Ndroqi, zgjidhet president nderi i WBF-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Biznesmeni i mirënjohur, Ylli Ndroqi, ka marrë një tjetër vlerësim në boksin profesionist botëror, pasi është prezantuar të mërkurën si “President i Nderit” i Federatës Botërore të Boksit - Ëord Boxing Federation (ËBF), duke u bërë kështu shqiptari i parë që zgjidhet në një post të tillë në këtë sport. Ky vlerësim vjen vetëm pak më tepër se dy javë pasi Ndroqi është zgjedhur si President i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist (FSHBP), duke zëvendësuar në këtë detyrë paraardhësin e tij Hamdi Uka. Ndroqi, i njohur më mirë si promotor i të vetmit boksier të afirmuar profesionist shqiptar, Kreshnik Qatos, ka marrë shumicën e votave në Asamblenë e kësaj Federate, duke shënuar njëkohësisht edhe një ndryshim rrënjësor të kursit të boksit profesionist në Shqipëri. Ndërkaq, në prezantimin e tij si President i Nderit” i Federatës Botërore të Boksit - Ëord Boxing Federation (ËBF), gjatë një konference për shtyp të organizuar të mërkurën në mjediset e hotel “Tirana Interational” në kryeqytet, Ndroqi ka qenë i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të këtij organizmi të boksit botëror. Presidenti i Federatës Botërore të Boksit - Ëord Boxing Federation (ËBF), Hauard Goldberg, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Tonio Tibieri, zv.presidenti aktual dhe ish-presidenti, Ron Skaf, koordinatori Olaf Shrëder, dhe anëtari i bordit, Zhan Norts, i kanë dorëzuar z. Ndroqi një pllakat suvenir me rastin e zgjedhjes së tij në postin e presidentit të nderit të kësaj Federate. “Ndihem i privilegjuar që Federata Botërore e Boksit - Ëord Boxing Federation (ËBF), më zgjodhi mua si president nderi të sajin, - ka deklaruar biznesmeni Ndroqi gjatë konferencës për shtyp, dhënë të mërkurën paradite në kryeqytet. Duke pasur parasysh mënyrën e organizimit, standardet dhe titujt që ka marrë boksieri ynë Kreshnik Qato, suksesi që ai ka korrur, besoj se mund të kenë qenë shtysa e ËBF-së për të më zgjedhur mua president nderi. Ndihem me të vërtetë krenar në këto çaste dhe besoj që ky nuk është vetëm një vlerësim për mua, por për mbarë boksin shqiptar”. Ylli Ndroqi ka qenë një faktor vendimtar i promovimit të boksit profesionist në Shqipëri dhe i boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare, pasi Kreshnik Qato ka konkurruar gjithnjë në ring për flamurin shqiptar dhe vetëm kjo ka bërë që Federata Shqiptare e Boksit Profesionist të jetë anëtare e organizmave evropianë apo botërorë të boksit profesionist. Për këtë arsye, zgjedhja e Ndroqit në këtë post është një ogur i mirë për boksin profesionist shqiptar dhe ai ka premtuar një ndihmë të gjithanshme. “Do të mbështes shumë boksierët shqiptarë, në mënyrë që aktivitetet e boksit shqiptar të qarkullojnë në gjithë Evropën e botën, - ka thënë Ndroqi, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist dhe tanimë edhe “President i Nderit” i Federatës Botërore të Boksit - Ëord Boxing Federation (ËBF). “Kreshnik Qato, me përkushtimin dhe titujt që fitoi, na bëri që të mblidhemi të gjithë këtu. Anëtarëve të bordit të ËBF-së u premtoj se do të bëj të pamundurën që të afirmoj Shqipërinë si një potencial për tu respektuar në arenën e boksit profesionist evropian dhe atij botëror”. Ndroqi përsëriti ftesën e tij për të rinjtë shqiptarë që të zgjedhin boksin si sport, duke theksuar se ekziston potenciali që vendi ynë të nxjerrë të tjerë Kreshnik Qato. “Gjithashtu, me këtë rast ftoj të rinjtë që kanë pasion këtë sport që të stërviten në këto ambiente me kushte bashkëkohore dhe që Kreshnik Qato të pasohet shumë shpejt edhe nga boksierë të tjerë shqiptarë që të ngrenë lart flamurin kuqezi në ringun botëror”, - ka theksuar Ndroqi. Mbështetja e pakufishme që Ndroqi i ka dhënë Qatos ka çuar në organizimin në Shqipëri të ndeshjeve të denja për një kalibër kontinental dhe botëror, si për sa u përket cilësisë sportive të tyre, po ashtu edhe menaxhimit dhe publicitetit të bërë para, gjatë dhe pas zhvillimit të tyre. Por suksesi i promotorit Ndroqi nuk është kufizuar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, pasi ai ia ka dalë që ta mbështesë Qaton edhe në evenimente të rëndësishme botërore, siç ishte edhe ajo ndeshje e madhe e boksierit shqiptar në Uashington vitin e shkuar.
Edhe president i FSHBP-së
Krahas konfirmimit të Ylli Ndroqit në postin e presidentit të saj, Federata Shqiptare e Boksit Profesionist ka emëruar si sekretare të Përgjithshme të saj bashkëshorten e të mirënjohurit Kreshnik Qato, zonjën Anila Qato, ndërsa presidenti i deritanishëm, Hamdi Uka, është caktuar drejtor teknik i këtij organizmi, ndërsa një tjetër figurë e ringut shqiptar, Bashkim Mërtiri, është zgjedhur inspektor teknik dhe në bordin drejtues bën pjesë edhe një nga legjendat e dorezave shqiptare, Ali Kastrati. Ndroqi pati hedhur edhe një hap të guximshëm me deklaratën e tij: “Kjo arenë do të nxisë edhe pjesëmarrjen e femrave në boks. I ftoj të rejat shqiptare që e duan këtë sport, që të thyejnë tabutë dhe bëhen të parat që do të ngjiten në ringun shqiptar për të luftuar njëlloj si djemtë”. Gjatë prezantimit të drejtuesve të rinj të Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist (FSHBP), Ndroqi ka premtuar të sjellë një frymë tjetër të menaxhimit të këtij sporti në vendin tonë, duke siguruar që mënyra e suksesshme e menaxhimit të boksierit Kreshnik Qato do të importohet edhe në administrimin e ringut profesionist shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 07/01/2010