E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç në Kosovë, feston Krishtlindjet Ortodokse

Autori i Lajmit: Redaksia
Kosovë - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka mbërritur të mërkurën në mesditë në Manastirin e Deçanit, për të marrë pjesë në ceremoninë e Krishtlindjeve Ortodokse. Tadiçin e ka pritur peshkopi Teodosije, igumen i manastirit, dhe pastaj presidenti serb është përkulur para eshtrave të Stefan Deçanskit të shenjtë, një monark mesjetar serb nga shekulli XIV. Ceremonia mbahet në mesnatë dhe të nesërmen në mëngjes, (sot) përcillet me liturgjinë e shenjtë. Për momentin detaje të tjera nuk janë dhënë as në Kosovë. Manastiri i Deçanit, që ndodhet në Kosovën Perëndimore, është ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore e fetare serbe. I ndërtuar që në shekullin XIV, ai ndodhet nën përkujdesjen e UNESCO-s. Vizita e presidentit të Serbisë po realizohet me lejen e qeverisë së Kosovës, e cila e ka aprovuar kërkesën e tij, por ka kërkuar që ajo të ketë karakter fetar dhe të mos keqpërdoret për qëllime politike. Duke e shënuar lindjen e Krishtit, dërgojmë mesazh paqeje te të gjithë njerëzit, pavarësisht nga identiteti i tyre; mesazh paqeje të gjithë atyre, të cilët sot dhe nesër shënojnë këtë festë të krishterë, por edhe atyre që nuk e festojnë, sepse ky është një shans edhe për ata që kanë qenë të përçarë dhe në mosmarrëveshje, të pajtohen, ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit, të merren vesh më mirë seç janë marrë vesh gjatë gjithë vitit të kaluar”,- ka thënë Tadiç, për të shtuar: ”Unë, si president i Serbisë, sot në Manastirin e Deçanit dërgoj mesazhe paqeje gjithandej dhe cilitdo në emër të qytetarëve të Serbisë, në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal, duke besuar se paqja është më se e domosdoshme në këtë hapësirë të përbashkët ku jetojmë, se paqja është e nevojshme për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, të cilët ndajnë një të ardhme të përbashkët në këtë hapësirë shumë komplekse dhe të rënduar ballkanike. Disa nga manastiret tona nga Kosova nuk janë vetëm pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe fetare, por edhe pjesë e një trashëgime botërore të kulturës, pra nuk janë vetëm tonat, por pronë e gjithë botës dhe gjithë njerëzve që jetojnë në këtë botë. Në këtë kuptim, është edhe detyrimi ynë ta ruajmë këtë trashëgimi kulturore si themel të identitetit tonë dhe pjesë të trashëgimisë botërore të kulturës”, - ka thënë Tadiç. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë kërkesë direkt për vizitën, por thotë se e ka lejuar vizitën me disa kushte. Presidenca e Serbisë ia ka dorëzuar kërkesën Zyrës së Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, e cila ia ka përcjellë autoriteteve të Prishtinës. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka thënë për gazetarët se Qeveria e ka marrë kërkesën nga Zyra e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian dhe, pasi e ka shqyrtuar, ka vendosur të lejojë vizitën, por me disa kushte. “Ai vjen në shtetin e Kosovës dhe nuk mund të keqpërdorë qëndrimin e tij për fjalime politike. Në këto rrethana i lejohet vizita presidentit të Serbisë”, - ka thënë Manaj. Një "kusht" i ngjashëm i ishte vënë edhe vjet Tadiçit, por ky i fundit nuk e kishte respektuar. Ministria e Punëve të Brendshme u angazhua për përcjelljen e Tadiçit. Përveç KFOR-it dhe policisë së EULEX-it, me një punë të tillë u angazhua edhe Policia e Kosovës. Por, për shkak të ndjeshmërisë së vizitës, nuk jepen detaje të tjera.

Vlerësimi
Tadiç: Serbisë i intereson të punojë me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, gjatë Konferencës së Ambasadorëve ka folur në mënyrë të veçantë dhe pozitivisht për Shqipërinë. Duke folur para Ambasadorëve serbë në botë, në pjesën kushtuar bashkëpunimit rajonal, Presidenti Tadiç, ka deklaruar se, “Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, sepse ky është një parakusht për integrimet evropiane. Presidenti ka theksuar se, “asnjë shtet i rajonit nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së politikës të jashtme të Serbisë, si dhe ka shtuar se kjo, në veçanti, ka të bëjë me Shqipërinë. Duke u përqendruar tek marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, Tadiç tha: Mendoj se është e palejueshme që marrëdhëniet tona me Shqipërinë të mbeten të neglizhuara apo të lëna pas dore siç ka qenë rasti në dekadat e fundit. Serbia ka interes për një bashkëpunim me Shqipërinë.

Papandreu
Çështja e emrit, jo vetëm luftë për simbole historike

"Çështja e emrit nuk është vetëm luftë për simbole historike. Përderisa kjo nuk zgjidhet mund të ketë implikime serioze mbi konceptin e integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë së rajonit". Këto komente i bëri kryeministri grek, Jorgos Papandreu, në fjalimin e tij në konferencën e ambasadorëve në Beograd. Ai sqaroi se Greqia e ka kryer pjesën e saj të punës, ka pranuar emër të përbërë me termin Maqedoni. Çështja e emrit është diskutuar edhe në takimin bilateral mes presidentit Tadiç dhe Papandreut. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi të martën se vendi i tij është i gatshëm të ndërmjetësojë në kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. "Jemi të gatshëm që të ndërmjetësojmë në zgjidhjen e kontestit midis Greqisë dhe Maqedonisë. Dëshirojmë të jemi pjesë e vendimit, e jo si në të kaluarën, tha presidenti Tadiç në fjalimin e tij në konferencën e ambasadorëve në Beograd, duke folur për prioritetet e politikës së jashtme serbe.

Ky lajm është publikuar: 07/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›