E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snajder: “Dua të ngre kupën në Madrid”

www.albania-sport.com - Uesli Snajder ëndërron një hakmarrje perfekte. Të ngrejë trofeun e Ligës së Kampioneve në “Bernabeu”, stadumin në të cilin luajti dy vite me Realin e Madridit, e që e largoi verën e kaluar pas shumë komplimente.

“E ndjek këtë ëndërr, qysh kur mbërrita te Interi, - deklaroi lojtari holandez për faqen zyrtare të UEFA-s, pasi finalja luhet në ‘Bernabeu’. Dëshiroj të fitoj dhe të ngrej kupën në qiell. Mungojnë vetëm dy ndeshje për të bërë realitet ëndrrën time dhe kemi detyrën ta provojmë, pasi asgjë nuk është e pamundur”.

Por, së pari Interi duhet të eliminojë Barcelonën e Lionel Mesit. “Mesi? Po, nuk e kam dëgjuar të flasë, - bën shaka Snajder. – Besoj se në këto momente është lojtari më i fortë në botë, por jam i bindur se mund të bllokohet”.

Nëse Barcelona ka Mesin, Interi mund të besojë te Hoze Murinjo.

“Një trajner i jashtëzakonshëm, - shpjegoi holandezi. – Di si mund të nxjerrë më të mirën nga grupi apo nga lojtarë të veçantë. Ja përse kjo gjysmëfinale nuk më shkakton frikë. Ai do të na japë informacione që askush tjetër nuk mund të na japë”. Kjo është “superforca e tij”.

Një forcë vendimtare për të arritur finalen dhe të dhurojë kupën tifozëve që e presin prej kohësh.

“Interi, - përfundoi Snajder, - ka një dëshirë të madhe për të fituar Ligën e Kampioneve, pasi flitet për një klub të madh. Nuk e di nëse do ta fitojmë këtë vit, por jemi duke u rritur dita-ditës dhe jam i sigurt se do të ndodhë shpejt. Tani jemi vetëm një hap larg, do ta provojmë”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 19 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›