Grupi Jugu, Tomori në vendin e dytë

www.albania-sport.com - Vlora ruajti kryesimin në Kategorinë e Dytë, Grupi i Jugut, pas fitores së vështirë 4-3 me Delvinën. Serjani (30’ e 65’), Koço (75’) dhe Mone (80’) ishin dhe autorët e golave të vlonjatëve të Tahos. Delvinjotët e Gugës shënuan me anë të Selfo (55’), Kalo (60’) dhe Muho (87’).
Tomori kapi vendin e dytë pas fitores së thellë 5-0 ndaj Poliçanit. Gjithsesi, golat për beratasit u shënuan në pjesën e dytë: Veleshnja (57’), Mitre (73’, 75’), Caco (86’) dhe Ceka (91’).
Tepelena luajti tenis me Këlcyrën në fitoren 6-1. Selimi (20’ dhe 66’), Gaba (37’, 58’ dhe 68’) dhe Dalani (62’) shënuan për tepelenasit. Golin e nderit për këlcyrjotët e realizoi Kapaj (84’).
Butrinti fitoi 1-0 derbin me Himarën: Cakalli shënioi në minutën e 28-të me një gjuajtje nga 25 metra.
Albpetroli fitoi 2-0 me Përmetin, me nga një gol në çdo pjesë: Fasllia (24’) dhe Gega (60’).
Maliqi barazoi 1-1 me Domosdovën e Përrnjasit, por maliqarët kanë luajtur me një lojtar që nuk e kishte emrin në protokoll, Diko. Golat u shënuan nga Biba (12’) për Maliqin dhe Tirana (90’) për Domosdovën.
KATEGORIA E DYTË
GRUPI I JUGUT
JAVA 22, 18 prill 2010
Maliqi-Domosdova 1-1
Tepelena-Këlcyra 6-1
Butrinti-Himara 1-0
Tomori-Poliçani 5-0
Vlora-Delvina 4-3
Albpetroli-Përmeti 2-0
Pojani pushim
RENDTITJA
1. Vlora 49
2. Tomori 46
3. Domosdova 45
4. Albpetroli 43
5. Butrinti 35
6. Tepelena 27
7. Delvina 27
8. Përmeti 24
9. Himara 23
10. Këlcyra 22
11. Maliqi 17
12. Poliçani 13
13. Pojani 12
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 19 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili