E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: “Nuk është finale e parakohshme”

www.albania-sport.com - Hoze Murinjo nuk dëshiron të vendosë shumë presion për ndeshjen Inter-Barcelona, takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampioneve, që do të luhet të martën në “San Siro”. “Kjo ndeshje nuk është një finale e parakohshme, - tha trajneri zikaltër gjatë konferencës së tij në “Apiano Xhentile”, - Bajerni i Munihut dhe Lioni meritojnë respekt”.


Inter-Barcelona është një finale e parakohshme?
Nuk më pëlqen të flas për një finale të parakohshme, pasi ajo nuk ekziston. Ekziton vetëm, loja që fiton. Edhe kur është Botërori nuk më pëlqen të shoh ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, pasi e është e panevojshme. Lioni e Bajerni meritojnë respekt, kanë mbërritur në këtë fazës, në të njëjtën mënyrë që kemi ardhur dhe ne. Të gjithë kemi nga 25 për qind mundësi për të fituar trofeun. Lioni është në gjysmëfinale për herë të parë, por ka ardhur deri këtu nga eliminimi direkt dhe ka eliminuar Realin dhe Bordonë. Bajerni, sipas mendimit tim, ka një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe një histori të pasur trofesh. Jo, kjo nuk është një finale e parakohshme, duhet respekt për të tjerët.

Është hera e tretë, që Interi luan ndeshjen e parë në shtëpi. Ndryshon kjo diçka?
Me mua është gjithmonë kështu, kur fitova Ligën e Kampioneve (me Porton) ndodhi e njëjta gjë. Me Çelsi mbërrita në gjysmëfinale dhe luajtëm ndeshje e parë jashtë, në Barcelonë. Zakonisht më ndodh gjithmonë e kundërta. Rruga nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe mendoj se është më vështirë të luash ndeshjen e parë në shtëpi.

Në muajt e fundit sa herë e keni parë në aksion Barcelonën?
Para pesëmbëdhjetë ditëve të fundit, më pas nuk e kam parë.

Së fundi Mesi ka ndryshuar shpesh pozicionin e tij në fushë. Është më të vërtetë i pamarkueshëm?
Para së gjithash duhet të shohim si do të luajë nesër. Në çdo rast ky është futbolli, nuk duhet të mendojmë vetëm për të. Në ndeshjen e fazës së grupeve, Barcelona ishte superiore, por ndeshja u luajt në nëntor, shumë kohë përpara. Ne kemi ndjekur rrugën tonë, ata të tyren. Ata ishin të zotë kur u përballëm në muajin nëntor, ne jemi më të mirë se atëherë. Në një eliminatore në të cilët thuhen se ata janë favoritë, e pranoj këtë analizë, por besoj se kemi 50 për qind të mundësive për të kaluar, saktësisht sa dhe ata.

Duket se në këtë gjysmëfinale të jetë përfshirë dhe Reali, që nuk dëshiron të shohë Barcelonën në finalen e Madridit. Çfarë mendoni?
Mendoj se Reali është tepër i madh për të qenë i lumtur nga mossukseset e të tjerëve. Është klubi tipik që duhet të jetë i lumtur me sukseset e tij, jo me problemet e të tjerëve. Nuk do të jetë një dramë për ta nëse do të kenë Barcelonën apo ne në finale, ata duhen të preokupohen për të ardhmen e tyre. Është e qartë që do të jenë të zhgënjyer që nuk e luajnë këtë finale, por ata mendojnë për veten e tyre, siç mendoj unë për veten time. Unë dëshiroj të fitoj dhe mendoj se edhe Reali është në këtë situatë.

Çfarë mendon për zërat që të shohin në Madrid për vitin e ardhshëm?
Kam një kontratë me Interin dhe Reali ka një trajner të zotin. Bota e futbollit është plot me informacione dhe kundërinformacione, me gjëra të vërteta dhe jo të tilla dhe me shumë spekulime. Unë duhet të luaj në kampionat, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve, kam përpara vetëm ndeshje vendimtare. Jam shumë i preokupuar për të ardhmen tonë, e mendoj vetëm për këto gjëra, duhet të jem i qetë për të punuar për Interin.

Do të shohim një Inter më shumë sulmues apo mbrojtës?
Përgjigje që vlen një milion dollarë. Mesi ku luan? Po Abidal? Po Keita? Do të më pëlqente shumë t’i dija, por Pep (Guardiola) nuk më telefon për t’i më thënë dhe nuk besoj së në konferencën për shtyp do të flasë për këto.

Udhëtimi i gjatë i Barcelonës mund të ndikojë?
Nuk e di, duhet ta thonë ata. Nuk më duket një dramë. Ne në Moskë luajtëm kundër një skuadre që kishte një javë kohë për të përgatitur ndeshjen dhe në një fushë më bar sintetik. Është e qartë që avioni është më komod, por për shembull Bergkamp dhe Mariga preferonin autobusin.

Mungesa e Iniestës mund të peshojë?
Por prej sa kohësh nuk luan ai? Nuk besoj se do të qajnë se përse nuk e kanë. Është i zoti, natyrisht, nuk e fshehin. Ne në Barcelonë luajtëm kundër një skuadre pa Mesin dhe Ibrën.

Një pyetje e thjeshtë, si është Interi?
Interi është në pozicionin në të cilin 99 për qind e skuadrave do të donin të ishin. Natyrshëm, jemi në gjendjen e një skuadre që luajnë gjithmonë dhe këtë e bëjnë vetëm ato që janë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve: ne, Barcelona, Lioni dhe Bajerni. Është normale, që kush luan kaq shumë ka më pak oksigjen se sa i ai që luan më pak.

Ia dilni të flini i qetë përpara këtyre ndeshjeve?
Para ndeshjeve po, gjithmonë. Pas tyre, jo, pasi kam të gjitha emocionet brenda meje.

Barcelona është skuadra më e fortë në botë?
Do ta shohim. Më të fortët janë ata që fitojnë trofeun më të rëndësishëm të botës. Ata fituan të fundit, do ta shohim nëse do të jetë kështu dhe këtë vit. Ne mundëm Çelsin dhe Barça mundi Arsenalin. Për shkakun tonë dy ekipe angleze u eliminuan. Kemi një përgjegjësi të madhe pasi e gjithë botë do të jetë përpara televizorit dhe e presin shumë këtë ndeshje.

Në çfarë gjëje jeni përmirësuar nga nëntori deri më sot?
Taktikisht kemi një skuadër me kompakte dhe kemi një mentalitet ndryshe në Ligën e Kampioneve. Vijmë pas pesë fitoreve rresht. Nuk kemi frikë. Në gjysmëfinale duhet të kesh kënaqësinë të luash, jo të kesh frikë. E meritojmë të qëndrojmë këtu dhe objektivi ynë është finalja.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 19 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›