Boletini e Prishtina me përmendore në Shkup
• Ndoshta edhe dy vepra monumentale do t’i shtohen lagjes shqiptare të Shkupit, Çairit.
Një iniciativë e këshilltarëve të PDSH-së është propozuar në mbledhjen e fundit të komunës, ku ndër të tjera është kërkuar që figurat e dy heronjve emblematikë për historinë shqiptare, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina të ngrihen në këtë lagje. Çarshia e Vjetër dhe Parku i Çairit janë dy vendet ku supozohet se mund të qëndrojnë dy përmendoret. Iniciativa për vendosjen e dy përmendoreve vjen në momentin kur emrat e tyre dhe të heronjve të tjerë shqiptarë lakohen në botimin serioz të studiuesve maqedonas. “Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase”, përkatësisht në vëllimin e parë në faqen 33, ku citohet ndër të tjera se Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina e të tjerë kryengritës kanë hyrë në Shkup më 12 gusht 1912, (në ish-kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës) të papenguar nga askush dhe e paskan plaçkitur qytetin e Shkupit… Koordinatori i këshilltarëve të grupit të PDSH-së, Mensur Curri pohon se kjo ide e propozuar do të gjejë mbështetjen edhe të këshilltarëve të BDI-së pranë komunës, ndërsa është skeptik lidhur me reagimin e anëtarëve maqedonas. “Nuk besoj se do të pranojnë këtë kërkesë, madje kanë për ta refuzuar, sigurisht me pretendimin se vijnë nga Kosova. Megjithatë, më e rëndësishme është që të gjejmë mirëkuptim me këshilltarët shqiptarë për ta realizuar këtë iniciativë. Janë dy figura që konsiderohen elitare për historinë tonë dhe kontributin e dhënë në çështjen kombëtare, por edhe për qytetin e Shkupit. Meritojnë t’u japim vendin që u takon”, thotë Curri.