Si u vra Kryeministri Zoran Gjingjiq në Beograd
• E vendosur në zemër të Evropës Juglindore, aty ku ndeshen boshtet veri-jug dhe lindje-perëndim të komunikimit, Serbia mbetet në qendër të qëndrueshmërisë së gadishullit të Ballkanit.
Veç kësaj duke ditur brishtësinë e Bosnjës dhe statusit përfundimtar të diskutueshëm të Kosovës, zhvillimet politike në Serbi janë të paracaktuara të kenë ndërlikime më të gjera rajonale. Mjaft njerëz brenda dhe jashtë Serbisë shpresonin që përmbysja e Sllobodan Millosheviçit në tetor 2000 do të hapte udhën drejt një konvergjence të shpejtë të Serbisë me rrymën qendrore evropiane. “Tetë vjet më vonë, procesi i evropianizimit rezulton më i vështirë dhe më i rrezikshëm se sa përfytyrohej. Millosheviçi mund të ketë shkuar duke vuajtur vdekjen si i akuzuar për krime lufte në një qeli burgu, por politika e ideologjia e tij mbijetojnë, duke e mbajtur vendin në një farë mase, peng të të dëshmive të së kaluarës”, shkruan Dimitris Keridis në parathënien e veprës së hedhur në treg këto kohë nga shtëpia botuese “55” “Vrasja serbe, si u vra kryeministri Gjingjiq në Beograd”. Kjo mendjemarrje e zymtë dhe pesimiste nënvizon veprën e Milan St. Protiçit. Autori vendos qëllim edhe më ambicioz: Si dhe pse u hartua situata në Serbi. Protiç është i vetmi person i kualifikuar për këtë detyrë dhe ia del mbanë t’i përdorë mjaft mirë aftësitë e tij. Autori i jep lexuesit ndërkombëtar njohje të ngjarjeve në Serbi deri tek vështirësitë e tanishme. Protiç është një historian i shquar. Dhe e bën të thotë të vërtetat e historisë së këtij vendi që prej epokës së Millosheviçit dhe përpjekjeve të opozitës demokratike, për të kryer ndryshimin politik, ekonomik, shoqëror e kulturor në Serbi. Ai është gjithashtu veprimtar politik. Protië mori pjesë energjikisht në kundërshtimin e Millosheviçit, dhe u zgjodh kryetar bashkie i Beogradit në vitin 2000, më pas u emërua ambasador i parë i vendit në Washington DC. Ndaj vrasja e Zoran Gjingjiq në mars 2003 eliminoi një reformator të fuqishëm, i cili kishte vendosmëri, energji dhe mençuri të lëvizë Serbinë drejt orientimit të ri. Botimi në shqip është përkthyer nga Etleva Sakajeva-Sofroni. Botimi ndodhet në të gjitha libraritë e Tiranës, ka 350 faqe dhe kushton 1000 lekë.