I shpëtojnë ankandit veprat e shkrimtarit Karl Mai
• Meqenëse manuskriptet e Karl Mait janë në administrim privat ato mund të shpërndahen në të gjithë botën, gjë që do të ishte një humbje e madhe për kulturën gjermane.
Aventurat e personazheve të autorit gjerman Karl Mai (Karl May) Vinetu, Old Shaterhend, Kara Ben Nemsi u kanë mbetur në kokë brezave të tërë. Disa nga romanet e Karl Mait i sjellin personazhet e tij madje edhe në Ballkan dhe në Shqipëri. Librat e tij kanë pasur një tirazh prej mbi 200 milionë ekzemplarësh, duke qenë kështu deri tani shkrimtari gjerman më i lexuar. Në vitin 1913, në Radeboil në afërsi të Dresdenit, u themelua shtypshkronja Karl May. Pas vdekjes së themeluesit të saj G. Schmidt, tre djemtë e tij arritën t’i shpëtonin manuskriptet dhe letrat e Karl Mait prej luftërave dhe ardhjes së rusëve dhe i çuan ato në Bamberg, ku ruhen edhe sot. “Kemi një radhë dorëshkrimesh origjinale nga veprat e tij, p.sh., vëllimin IV të Vinetusë, apo libra të tjerë. Më të ruajtura janë manuskriptet e veprave të fundit të Karl Mait, si p.sh., “Ardistan” dhe “Xhinistan” apo “Në Perandorinë e Luanit të Argjendtë III dhe IV” tregon Lotar Shmid, djali më i madh dhe shefi i shtëpisë botuese Karl May.