Bolivi: populli i ujit, në Ande, rrezikon zhdukjen
Pjesëtarët e tij i përkasin atij që konsiderohet kultura më e lashtë në gjallje në Ande, një tribu që ka mbijetuar për 4 mijë vjet në rrafshinat e djerra të Bolivisë. Por fisi Uru Cipaja, i cili jetoi përtej Perandorisë Inkaso dhe i mbijetoi pushtimit spanjoll, po përballet sot me një rrezik të cilit duket se ka pak shanse t‘u mbijetojë, ndryshimeve klimaterike.
Kryetari i fisit, 62-vjeçari Feliks Kispe, thotë se lumi i cili i ka ushqyer e u ka shuar etjen po shteret. Njerëzit e tij nuk po mundin të sigurojnë më jetesën me uljen dramatike të prurjeve në Lauka, të cilat janë pakësuar dramatikisht dekadave të fundit për shkak të reshjeve të çrregullta, gjë që i ka kthyer arat në djerrina e i ka katandisur bagëtitë në kockë e lëkurë. "Gjithë kjo pjesë toke këtu dikur ka qenë e mbuluar nga uji", thotë duke bërë me shenjë drejt një hapësire të djerrë e të thatë. "Qe plot me pata, gaforre e kallamishte që rriteshin gjithandej. Më kujtohet shumë mirë kjo. Ǒmund të bëjmë ne tani, jemi njerëz që jetojmë me ujin".
Anëtarët e fisit Uru Çipaja, të cilët sipas mitologjisë janë "qenie uji" dhe jo qenie njerëzore, mund të jenë të detyruar që shumë shpejt të braktisin vendbanimet tradicionale dhe të zhvendosen në qytete të Bolivisë e Kilit. Kjo për kryetarin e fisit është tragjedi e vërtetë. "Nuk ka ushqim për kafshët, nuk bie shi. Asgjë. Veç thatësirë".
Tribuja është e famshme sidomos falë aftësisë për të mbijetuar në kufirin e një shkretëtire kripe, një terren i ashpër e frikshëm, të cilit i trembeshin edhe inkasit. Arrinin deri në atë pikë sa të shpëlanin pjesë të shkretëtirës me ujin e lumit. Duke qenë se lumi Lauka është shteruar shumë pjesëtarë të fisit Uru Çipaja janë shpërngulur, duke lënë më pak se 2 mijë prej njerëzve të vet në fshatin Santa Ana dhe në disa vendbanime më të vogla përreth. "Nuk kemi ç‘të hamë këtu. Kjo po i detyron fëmijët tanë të largohen", thotë Visenta Kondori, 52-vjeçare, e veshur në mënyrë tradicionale. Ka dy fëmijë, të cilët sot jetojnë në Kili.
Disa prej pjesëtarëve të fisit ia fajësojnë neglizhencës së zotave për fatkeqësinë që i ka pllakosur prej kohësh, veçanërisht viteve të fundit. Kryetari i fisit u ka kërkuar të gjithë banorëve më shumë dhurata për zotat dhe më shumë përkushtim ndaj ritualeve tradicionale. "Diçka të tillë mund ta bëjmë pasi e kemi vetë në dorë", thotë.
Sipas shkencëtarëve, rritja e temperaturave globale ka përshpejtuar tkurrjen e akullnajave të Andeve, në Bolivi, Kolumbi, Ekuador dhe Peru. Një kamp skish në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë, i vendosur në lartësinë më të madhe në gjithë Amerikën e Jugut, u mbyll shumë vite më parë për shkak të tkurrjes së akullnajës Çakaltaja. Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike paralajmëroi në vitin 2007 që ngrohja e mëtejshme e temperaturave mund t‘i shkrinte të gjitha akullnajat e Amerikës Latine brenda jo më shumë se 15 vjetësh. Një studim i Bankës Botërore, rezultatet e të cilave u bënë publike para pak kohësh, arrinte në një përfundim të përafërt.
Përfaqësuesit e popullsive indigjene nga e gjithë bota po takohen këtë javë në Alaskë për të diskutuar mbi problemet e ndryshimeve klimaterike, të cilat duket se prekin veçanërisht më shumë pikërisht ata vetë. "Popujt indigjenë janë në linjën e parë të përpjekjeve kundër ndryshimeve klimaterike", u tha gjatë takimit të konferencës së "Inuit Circumpolar Council". Ndërkaq, një raport i fundit i organizatës "Oxfam" ka paralajmëruar se brenda gjashtë vjetëve, numri i njerëzve të prekur nga kriza që kanë lidhje me ndryshimet klimaterike do të rritet me 54 për qind, duke shkuar në 375 milionë.
Evo Morales, Presidenti i Bolivisë, tha në një intervistë për të përditshmen britanike "The Guardian" se qeveria e tij do krijojë këtë vit një front të unifikuar ku do bashkohen popullsitë indigjene. Qëllimi është të arrihet "një mobilizim i madh" në samitin për klimën që do të zhvillohet këtë vit në Danimarkë, për të përpiluar një pasardhës të përshtatshëm për traktatin e Kjotos. "Përmes ministrive të Ujërave e Ambientit po përgatisim një skuadër, e cila do mund të përqendrohet me standardet e duhura jo vetëm me samitin, por shumë më gjerë", tha Presidenti bolivian për të përditshmen britanike.
Bolivia, një prej shteteve më të varfra të Amerikës së Jugut po përballet me konkurrencë të fortë për sa u përket burimeve natyrore. Mungesa e ujit tashmë ka preku kryeqytetin, La Paz, ashtu si El Alto, një tjetër qytet i rëndësishëm. Kjo e ka shtyrë qeverinë të ndërmarrë fushata sensibilizimi për kursimin e ujit dhe diçka e tillë po bëhet në thuajse gjithë vendin. Fisi Uru Çipaja akuzon komunitetet Ajmara, të vendosura më lart përgjatë rrjedhës së lumit, se po i ndërrojnë rrjedhën sasive gjithnjë e më të konsiderueshme uji. "Çështja shtrohet në dy plane: ndryshimet klimaterike dhe konkurrencë më e madhe për burimet natyrore. Rezultati është tepër i rrezikshëm për këtë kulturë. Unë jam shumë i shqetësuar", thotë Alvaro Díez Astete, antropolog që e ndjek prej kohësh këtë tribu, madje i ka dedikuar edhe një libër.
Me kaq shumë të rinj që marrin rrugën e qyteteve, ku flasin spanjisht, gjuha uru mund të zhduket fare nga skena brenda pak brezash. Disa pjesëtarë të fisit Uru Çipaja mendojnë se beteja për mbijetesë kulturore mund të jetë humbur që tani. Rrugët e ngushta të Santa Anës tashmë janë thuajse të shkreta dhe thuajse asgjë nuk e shqetëson heshtjen e rrafshinave të djerra që dikur qenë fusha jeshile.
Disa dhjetëra njerëz, shumica të moshuar, u mblodhën një të diel për të ngrënë së bashku supë nga tenxheret e përbashkëta. "Jemi në rrezik zhdukjeje", tha 55-vjeçari Huan Kondori. "Fisi Çipaja mund të zhduket një herë e mirë brenda 50 vjetësh. Gjëja më e rëndësishme është uji. Nëse nuk ka ujë, nuk ka jetë për Çipajat".