Rais, nën akuzë: ka autorizuar torturat e CIA-s
Sondazhet tregojnë se në prag të 100 ditëve të para të Obamës, pjesa më e madhe amerikanëve (63%) janë të kënaqur nga puna e tij, por polemikat që kanë shpërthyer pas publikimit të dokumenteve mbi torturat e CIA-s, rrezikojnë të krijojnë shumë probleme në Shtëpinë e Bardhë. Dëshmitë e fundit, që përfshijnë edhe ish-sekretaren e Shtetit, Kondolesa Rais, përplasjet e shumta mbi ngritjen e një komisioni hetimor që po përçan Partinë Demokratike, si dhe sulmet e së djathtës, po tronditin shpirtin bipartizan, që në qëllimet e Obamës, duhet të ishte pika kyçe e politikës së tij.
Dokumenti i shpërndarë nga Xhej Rokfeler (Presidenti i Komisionit të Shërbimit të Fshehtë të Senatit) të mërkurën mbrëma, u dha liberalëve motive të reja për kërkuar një hetim të Kongresit mbi përdorimin e "waterboarding" (teknikat e stimuluara të mbytjes në ujë) dhe të pyetësorëve të tmerrshëm të aprovuar në Shtëpinë e Bardhë nga ish-presidenti Bush në luftën kundër terroristëve të Al-Kaedës.
Ajo që e aprovoi e para përdorimin e "waterboarding", në korrik të 2002-it ishte Kondolesa Rais, e cila në atë kohë ishte këshilltare për Sigurinë Ndërkombëtare. Të dhënat janë të sakta, sepse tregojnë se Kondi pati një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e këtij vendimi, madje shumë më të rëndësishëm se ai që e pranoi në vjeshtën e vitit 2002, kur mori pjesë në mbledhjen e CIA-s, gjatë të cilës u diskutua mbi kërkesat e paraqitura e ku më pas ministrit të Drejtësisë iu kërkua të jepte një vlerësim gjyqësor. Sipas dokumentit "Top Sekret" të CIA-s, përgjigjja ishte pozitive, por u dha vetëm më 1 gusht të 2002-it.
Në pranverën e vitit 2003, Shërbimi i Fshehtë Amerikan i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të zgjaste programin e pyetjeve dhe në korrik të të njëjtit vit Këshilli Kombëtar i Sigurisë, u takua për të diskutuar. Gjatë takimit ishin të pranishëm zëvendëspresidenti Dik Çenej, Kondolesa Rais, ministri i Drejtësisë, Xhon Ashkroft, dhe avokati i Shtëpisë së Bardhë (që në të ardhmen do të bëhej ministër i Drejtësisë) Alberto Gonzales. Në atë takim të nivelit të lartë u përforcua se programi i "pyetësorëve të tmerrshëm" ishte i ligjshëm dhe pasqyronte politikën e administratës "Bush". Në dokumentin e Xhej Rokfeler thuhet se mungonin dy pjesëtarë të rëndësishëm të qeverisë "Bush", sekretari i Shtetit, Kolin Pauell, dhe shefi i Pentagonit, Donald Ramsfelt: "Ata nuk u përfshinë në marrjen e vendimit, pavarësisht se kjo çështje i përkiste politikës së jashtme dhe asaj ushtarake të Shteteve të Bashkuara".
Por pavarësisht hapjes së çështjes disa ditë më parë, Obama vazhdon të mbetet kundër komisionit hetimor. Duke i hapur rrugë publikimit të katër memorandumeve dhe duke garantuar në të njëjtën kohë imunitetin e agjentëve të CIA-s, kishte shpresuar që ta mbyllte këtë çështje pa përfshirjen direkte të pjesëtarëve të administratës së shkuar. Do t‘i takojë ministrit të Drejtësisë, Erik Holder, t‘i "vërë kapakun" kësaj çështjeje. Do të jetë ai që do të vendosë (natyrisht me aprovimin e Obamës) nëse do të ngrihet apo jo një komision hetimor. Për momentin, deklaratat e tij janë shumë të qarta. "Ministria e Drejtësisë do t‘i ndjekë provat kudo që ato do të na çojnë, sepse përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Gjithashtu, nuk do të lejojmë kriminalizimin e politikave të ndryshme, për sa u përket pyetësorëve të CIA-s".
Detaj
"Waterboarding" (mbytje e stimuluar)
Personi që i bën pyetje të burgosurit, i derdh ujë mbi fytyrë dhe rroba
Fytyra e të burgosurit është e mbështjellë me një copë ose letër telefoni
Kjo teknikë provokon kollë, të vjella dhe ndjesi sikur po mbytesh
I burgosuri ka ndjesi sikur po mbytet
Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se teknika "waterboarding" është përdorur 266 herë te dy të burgosur. Me 183 herë, Khalid Sheikh Mohammed u detyrua të fliste. Mohammed dyshohet të jetë ideatori i sulmit të 11 shtatorit
Me Abu Zubaydah teknika u përdor 83 herë
Jeta
Në Alabamën raciste ku lindi fëmija i tyre i vetëm, prindërit u shmangeshin protestave politike dhe punonin me sinqeritet punë të rënda për të arritur më tepër, derisa kaluan nga klasa e mesme në aristokraci. Fëmijëria e saj ishte e privuar nga biçikleta, kërcimi i litarit, lojërat me top dhe nga lojërat tjera të fëmijëve. Në vend të tyre aty ishin leksionet për violinë dhe flaut, frëngjishtja dhe spanjishtja, baleti, klubet e librave, oratoria, sjellja, veshja dhe etiketimi.
E përkëdhelur nga babai i saj presbiterian, që t‘u bashkohej republikanëve, "sepse ata e ruajnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin", Kondolesa Rajs u transformua në një neokonservatore dhe në një ‘autokrate‘, e cila, sipas hulumtimeve do të mund t‘i thoshte një bashkëqytetar: "Mos u sill si zezak!". Karrierat e saj në shkencat politike, administratën universitare, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ishte mbresëlënëse, por deri para se të takohej me Xhorx Bush. Pse kjo grua brilante ra nën ndikimin e Presidentit?
Mësuesi i saj i pianos në "Denver University", i kishte thënë se ishte "tepër e pavarur emocionalisht" për t‘u bërë pianiste e madhe, prandaj ajo e braktisi muzikën si profesion. Njerka e saj, Klara Rajs, refuzon ta kritikojë sekretaren e Shtetit, megjithëse pranon: "Mendoj se e kanë vendosur në një piedestal aq të lartë, saqë nuk arrin të shohë sa duhet poshtë". Mendimet e një punëtori, në lidhje me Kondin janë më pak dashamirëse: "Kam parë një mënyrë të egër dhe zemërgur të sjelljes me njerëzit... aq pak mirëkuptim, aq pak njerëzi".
Ja dhe disa nga vlerësimet e tjera nga të afërmit dhe miqtë e saj: "E pashpirt dhe mekanike", "E paaftë ta pranoj gabimin", "E paqartë", "Tradhtare e së vërtetës". Ndryshe nga opinionet e miqve, ish-presidenti Bush, me plot adhurim, e quan atë "gruaja më e fuqishme në historinë e njerëzimit" (edhe pse më shumë ky do të ishte një koment për mjeshtërinë hiperbolike të vetë atij sesa për mjeshtërinë diplomatike të doktoreshës Rajs).