E Diel, 1 Nëntor 2026

Shinawatra: Ja si mund ta shpëtojmë Tajlandën

Në një intervistë për "Spiegel", ish-kryeministri tajlandez Thaksin Shinawatra, 59-vjeçar, diskuton për kryengritjen e përkrahësve të tij kundër qeverisë në Bangkok dhe rolin që Mbreti duhet të luajë në zgjidhjen e konfliktit të zgjatur në shtetin e trazuar të Azisë Juglindore.

Zoti Thaksin, të premten erdhi një lajm nga Bangkoku që Sonhi Limthiongkul, udhëheqësi i Këmishëverdhëve që janë besnikë ndaj qeverisë, mezi shpëtoi nga një tentativë vrasjeje. Ai gjithmonë ka qenë njëri prej kundërshtarëve tuaj të paepur.

Ishte qeveria ajo që deklaroi një gjendje emergjente. Ajo kontrollon çdo vend dhe këtë mund ta bëjë pa asnjë mandat. Nuk i bëhet vonë për të drejtat e njeriut. Është një qeveri të cilës i është dhënë leja që të vrasë. Kam përshtypjen se ka nisur faza e "vrasjeve masive", me fjalë tjera, këta po eliminojnë këdo që di më shumë për konspiracionin kundër meje, sesa të atyre që janë në pushtet.

Zyrtarisht, dy persona humbën jetën gjatë kryengritjeve të fundit dhe 123 të tjerë u plagosën. A i kundërshtoni këto shifra?

Është një gënjeshtër me bisht.

A jeni në dijeni për këtë gjë?

Pasi u dha lajmi se kishte vetëm dy të vdekur, ne gjetëm dy

Këmishëkuq, të cilëve ua kishin lidhur duart prapa shpine dhe ishin gjetur në lumin Chao Praya. Jemi duke kërkuar ende për të tjerë.

Bota është tejet e alarmuar nga zhvillimet në shtetin tuaj. Cila është arsyeja për këtë krizë të zgjatur?

Elita politike është shumë e brengosur, sepse unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi mbetur të popullarizuar dhe të fuqishëm, ashtu si kanë qenë ata përpara. Ata dëshirojnë të vendosin fuqinë në kampin tjetër, te demokratët, por këtë nuk mund ta bëjnë me mënyra demokratike. Tani ata po përdorin të gjitha llojet e mënyrave të tjera. Ata u përpoqën të më vrisnin, por pa sukses. Gjithashtu, nxitën protesta, të cilat nuk patën sukses, por megjithatë për ta kjo ishte më se e mjaftueshme që ta përdorin si arsye për të drejtuar grushtin e shtetit. Pas grushtit, ata e politizuan sistemin gjyqësor dhe si pasojë më dënuan mua dhe familjen time. Më pas krijuan një Kushtetutë ilegale. Pavarësisht kësaj, populli ende voton për kampin tim. Kjo me të vërtetë e shqetëson Bangkokun. Kjo është arsyeja pse ndodhi kryengritja e fundit.

Si mund të dalë Tailanda nga kjo gjendje e vështirë?

Përderisa orvatja për pushtet nuk është transparente dhe nuk drejtohet me mjete demokratike, gjithçka do të mbetet e bllokuar. Ne nuk do të jemi në gjendje të lëvizim. Sistemi i drejtësisë është përdorur për të siguruar një standard të dyfishtë, nga njëra anë është e butë dhe nga tjetra brutale. Pajtimi është e vetmja zgjidhje.

Keni kërkuar nga Mbreti Bhumibol që të ndalë krizën. Pse nuk ka bërë ende asgjë?

Nuk e di. Nuk mund të them asgjë për monarkinë mbretërore.

Por, qartazi, fjala e Mbretit është vendimtare.

Do të thosha se ai është personi i vetëm i cili mund të pajtojë. Nuk mendoj se njerëzit e tjerë mund ta bëjnë këtë gjë. E kam parë shtetin tim nga jashtë për tashmë tre vjet. Asgjë nuk është përmirësuar.

A është kriza e Tailandës gjithashtu krizë e monarkisë?

Lartmadhëria e tij është 81-vjeçar. Ne i urojmë një jetë të gjatë. Dhe gjithashtu dëshirojmë që ai të vazhdojë të gëzojë respektin e të gjithë tajlandezëve. Si një tajlandez, është vështirë për mua që të them më shumë. Tajlandezët nuk kanë liri fjale.

Por, ju jeni këtu në Dubai, jo në Tailandë dhe jeni tërësisht

të lirë për të thënë atë që doni...

Sigurisht, por duhet të jem shumë, shumë i kujdesshëm, si një tajlandez dhe si ish-kryeministër. Me të vërtetë e respektoj lartmadhërinë e tij.

Dikur jeni konsideruar si njeri i besuar i Mbretit...

Po, por jam urryer nga njerëzit, të cilët e rrethojnë. Presidenti

i Këshillit Privy (panel i këshilltarëve të monarkisë) dhe ish-kryeministri nën juntën ushtarake u përpoqën që të më rrëzojnë

me grusht shteti.

Dhe tani ju i bëni këta njerëz përgjegjës për krizën aktuale?

Qeveria ime u zgjodh në mënyrë demokratike dhe fitoi me shumicë votash, por tani jam si një mi që rri në shtëpi. Ata duan të më kapin, madje janë në gjendje të më shkatërrojnë dhe shtëpinë për ta bërë këtë gjë.

Kundërshtarët tuaj thonë se ishit ju ai që shkaktoi zjarrin e madh të fundit, duke bërë thirrje për protesta nga jashtë.

Duhet t‘u jap njerëzve përkrahje morale. Por, kur themi se duam revolucion, ne nënkuptojmë se e duam në mënyrë paqësore. Në Tailandë kemi vuajtur një kohë të gjatë nën një demokraci, e cila vlen vetëm për disa: elitën politike në Bangkok.

Gëzoni ende popullaritet të madh. Kjo do të thotë se ju gjithashtu mbani përgjegjësi?

Në asnjë mënyrë. Zgjidhja e vetme është pajtimi i gjerë. Ne përdorim mënyra paqësore. Dhuna në Tailandë vjen nga qeveria e cila përkrahet nga forcat e armatosura. Këta janë njerëz, të cilët përzihen me protestuesit, vrasin dhe krijojnë kaos.

Ǒkeni ndërmend të bëni tani?

Unë udhëtoj shumë dhe normalisht nuk qëndroj në një vend më shumë se dy javë. Kam punët e mia për të cilat duhet të kujdesem. Komiteti i Këmishëkuqve punon në mënyrë të pavarur dhe i marrin vetë vendimet e tyre. Nganjëherë ata më kërkojnë këshilla, por ata s‘kanë pse të më besojnë mua. Unë nuk i mbështes ata financiarisht, sepse pasuria ime në Tailandë është e ngrirë dhe s‘kam shumë para.

Qeveria ua ka marrë pasaportën, si udhëtoni tani?

Kam pasaporta nga vende të tjera. Miqtë dhe udhëheqësit nga shumë vende më kanë ofruar nënshtetësi nderi, një pasaportë apo dokumente për udhëtim. Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, më mbështet shumë dhe vendi i tij më ka dhënë pasaportë diplomatike.

Si mund të arrihet paqja e qëndrueshme në Tailandë?

Që të dyja palët po bëjnë gjërat e gabuara. Është koha për pajtim, për ta falur njëri-tjetrin, për të harruar të kaluarën

dhe duke shikuar përpara. Ne duhet të bëhemi një komb dhe një popull. Por, unë nuk do ta njoh Kryeministrin e tanishëm dhe pala tjetër nuk do të më pranojë mua. Mbreti duhet të ndihmojë në këtë çështje. Ai duhet ta hartojë një Kushtetutë demokratike dhe pastaj na duhen zgjedhjet e reja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›