Bolivi, presidenti Morales sulmon SHBA-në për raporte false
"Lufta kundër trafikut të drogës nuk duhet përdorur si një mjet politik", tha presidenti bolivian Evo Morales, pasi SHBA-ja e cilësoi Bolivinë, në një raport të saj, si një vend i cili ka dështuar në luftën e tij kundër trafikut të drogës.
Në një raport vjetor i cili u publikua nga Departamenti i shteti thuhej se Bolivia ishte vendi i tretë në botë si prodhues dhe trafikues i kokainës. Ndërsa Venezuela u përcaktua si një vend i cili kishte dështuar plotësisht në luftën e tij kundër trafikut të drogës.
Të dyja këto vende u cituan edhe në listën e vitit të kaluar dhe ky fakt mund ta lejojë presidentin Barack Obama të ndërpresë ndihmat amerikane në fushën e luftës së anti-trafikut si edhe në ndihmat e ndryshme humanitare.
Morales u shpreh për gazetarët në një konferencë për shtyp se vlerësime dhe raporte të tilla ishin të zakonshme për Bolivinë.
"Certefikime të tilla janë një farsë e vërtet, kur ju shkon për shtat interesave të autoriteteve amerikane Bolivia është mirë në luftën e anti-trafikut, kur nuk duan ata
atëhere ne jemi dobët", tha ai. Gjatë konferencës për shtyp Morales tha se edhe SHBA-ja duhet të ishte pjesë e një raporti të tillë në mënyrë që të përcaktohej nëse është ky shtet i suksesshëm në luftën kundër trafikut të drogës.
"Është e rëndësishme që lufta kundër trafikut të drogës nuk duhet të përdoret si një mjet gjeopolitik siç është përdorur gjër tani", tha Morales.
Së bashku me dy Venezuelën dhe Bolivinë në treshen e shteteve që kanë më shumë probleme në luftën e narkotrafikut futet edhe shteti i Mianmar.