Bolivi, referendum për të drejtat e indigjenëve
Bolivianët votuan dje në një referendum që sipas Presidentit Evo Morales do forcojë të drejtat e popullsisë indigjene të vendit. Ndryshimet përfshijnë gjithashtu edhe përforcimin e kontrollit të shtetit mbi burimet natyrore të Bolivisë, si edhe ndryshimin e ligjit që njeh katolicizmin si fenë zyrtare në vend. Morales, indian i etnisë Ajmara, ka ndërmarrë reforma të forta politike por ka ndeshur edhe shumë kundërshtime. Kundërshtarët e tij thonë se Kushtetuta e re do krijojë ndasi mes shtresave të qytetarëve.