E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë & Francë, stuhia shkakton 16 të vdekur

Mediat spanjolle dhe franceze bënë me dije dje se stuhia që ka përfshirë prej dy ditësh këto vende ka shkaktuar 16 të vdekur. Të shtunën gjetën vdekjen katër djem të vegjël për shkak të shembjes së tavanit të një ambienti sportiv në Barcelona, ku u plagosën edhe nëntë vetë të tjerë. Tetë viktima të tjera u regjistruan në incidente të veçuara nëpër qytete të tjera të Spanjës ashtu si edhe katër në Francë. Raportohet se stuhia në fjalë shkaktoi ndërprerjen me energji në disa qytete në Francë e Spanjë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›