Rishfaqet Hamasi, gati bisedimet për paqe
Qeveria e organizatës Hamas në Gaza nisi dje aktivitetin, duke filluar me hapjen e zyrave të emergjencës, pasi pjesa më e madhe e godinave administrative janë bombarduar, ndërkohë që grupi islamik po përgatit tratativat me Egjiptin për të konsoliduar armëpushimin njëjavor me Izraelin. Grupi bëri gjithashtu me dije se ka planifikuar shpërndarjen e 52 milionë dollarëve në formën e ndihmave për banorët e prekur nga ofensiva trejavore e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
Nga burimet e Hamasit u bë me dije se kompensimi në para për njerëzit që kanë humbur të afërmit apo u janë dëmtuar shtëpitë janë nxjerrë nga fondet e organizatës, ndërkohë që pritet edhe ndihma e donatorëve ndërkombëtarë. Hamasi merr miliona dollarë fonde nga Irani dhe nga mbështetës të tjerë, para që shpenzohen kryesisht për furnizimet kontrabandë përmes tuneleve të nëndheshëm në kufirin me Egjiptin.
Organizata ka nisur prej ditësh të shpërndajë ndihma për banorët e Gazës, por u bë me dije se e diela është edhe dita kur Hamasi konsideron nisjen zyrtare të asistencës për të prekurit nga konflikti me Izraelin. Liderët më të lartë të Hamasit qëndruan të fshehur edhe gjatë ditës së djeshme, për shkak të frikës prej sulmeve izraelite që mund të ndërmerren pavarësisht armëpushimit të miratuar nga të dyja palët. Por zyrtarët e rangjeve më të ulëta u panë në punë të dielën, nëpër tavolina të vendosura përkrah godinave kur deri para tri javësh gjendeshin zyrat e tyre. Në orët e para të mëngjesit, shefi i sigurisë së Hamasit u pa duke firmosur urdhra mbi tavanin e makinës së vet e parkuar para rrënojave të godinës së shtabit të sigurisë së organizatës.
Një delegacion i Hamasit nisi gjithashtu dje bisedimet me zyrtarë egjiptianë për rihapjen e kufirit, në pjesën më të madhe i mbyllur që kur grupi islamik mori në dorë pushtetin në Gaza, në verë të vitit 2007. Kjo pikë është shumë e rëndësishme për ruajtjen e gjendjes së armëpushimit dhe Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjipti po shqyrtojnë ato marrëveshje mbi sigurinë falë të cilave Hamasi nuk do ketë më mundësi të kontrabandojë armë në Gaza.
Zëdhënësi i Hamasit, Favzi Barhum, tha se këto bisedime do kenë në qendër një marrëveshje armëpushimi të detajuar. "Nuk do pranojmë më pak se hapja e kufijve dhe heqjen e sanksioneve", tha Barhum për agjencinë "Associated Press" të dielën. "Jemi kundër një armëpushimi me afate të caktuara kohore, por mund të diskutohet për periudha të përkohshme qetësie", shtoi pa specifikuar termat kohorë. Dje në Kajro gjendej edhe një delegacion i rivalit të Hamasit, Presidentit Mahmud Abaz, por as që pritej të takohej me të dërguarit e Hamasit.
Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i administratës "Obama" për Lindjen e Mesme pritet të mbërrijë në rajon të mërkurën, kur do të nisë bisedimet me liderët izraelitë dhe palestinezë. Nga burime izraelite u bë me dije se bisedimet e ndërmarra nga Xhorxh Miçell, i dërguari i posaçëm amerikan, do të përqendrohen te bllokadat e armëve të Hamasit dhe në ringjalljen e bisedimeve për paqen. Diplomatë në Uashington thanë se Mitçell do të diskutojë gjithashtu edhe situatën humanitare në Gaza. Zyrtarët dhe diplomatët folën në kushtin e ruajtjes së anonimitetit, duke qenë se Uashingtoni nuk e ka deklaruar zyrtarisht vizitën e Mitçellit.
Organizatat humanitare dhe OKB-ja thanë se bisedimet duhet të kenë prioritet hapjen e Gazës në mënyrë që atje të mbërrijnë ndihmat për rindërtimin të banesave dhe infrastrukturës për 1.4 milionë banorët e zënë në kurth nga sanksionet dhe mbyllja e kufijve. Izraeli ka lejuar kalimin e disa ndihmave humanitare në Gaza, megjithëse pjesa më e madhe e kufijve të saj mbetet e mbyllur.