Izrael, shteti përgatit mbrojtjen ligjore për ushtarët
Qeveria izraelite miratoi dje një masë falë së cilës u garantohet mbrojtje ligjore të gjithë ushtarakëve në rast se u duhet të përballen me akuza për krime lufte gjatë ofensivës në Gaza. "Shteti izraelit do të mbrojë deri në fund të gjithë ata që vepruan në emër të tij", tha të dielën Kryeministri Olmert para nisjes së mbledhjes së kabinetit ministror. "Ushtarët dhe komandot që u dërguan në Gaza duhet të dinë se janë të mbrojtur nga çdo lloj gjykate tjetër".