Serbia, hall me Bushin dhe hall me Obamën!
Serbia është e ndërgjegjshme se, në të ardhmen e afërt do të ndodhet përballë një detyre mjaft të vështirë: të përballojë "ofensivën e jankive" lidhur me Kosovën. Ajo, përmes autoriteteve të saja më të larta, shpreh shqetësimin se pritet një rritje e presionit mbi afro 50 shtete anekënd botës që ta njohin Kosovën, duke injoruar kështu procesin gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ky është pak a shumë edhe mendimi i analistëve dhe ekspertëve të njohur amerikanë, sipas të cilëve, ardhja e Barak Obamës në krye të SHBA-së nuk do të ndryshojë asgjë lidhur me Serbinë. "Obama do ta orientojë politikën e saj drejt zgjidhjes së çështjeve me rëndësi primare për SHBA-në, si kriza financiare globale dhe luftërat në Irak e Afganistan, ndërkohë që Ballkani do të jetë në fokus të veprimtarive të nënpresidentit të SHBA-së, Xhon Baiden, dhe Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton", vë në dukje analisti i njohur Ted Karpentier i Institutit "Kjoto" të Uashingtonit dhe, në këtë rast, duhet të theksohen qëndrimet e njohura të politikanit veteran me peshë në politikën e jashtme amerikan, Xhon Baiden, dhe të znj. Hillari Klinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan që urdhëroi në vitin 1999 ndërhyrjen ushtarake në Serbi, për të ndaluar gjenocidin dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta. Pikërisht, fakti që Ballkani, pra, më konkretisht, Kosova do të lihet në dorë të të dy zyrtarëve të lartpërmendur amerikanë, shkakton shqetësim të madh në qarqet politike, opinionin publik dhe median serbe, e cila vë në dukje me keqardhje se "Baiden është një nga lobistët më të mëdhenj proshqiptarë në Amerikën e sotme, kurse për orientimin e jashtëm të zonjës Klinton nuk është nevoja të flitet, pasi mjafton të thuhet se, sipas emrit të bashkëshortit të saj, Bill Klinton, që urdhëroi bombardimin e Serbisë në vitin 1999, është quajtur një lagje në Prishtinë, ndërkohë që është shpallur edhe një konkurs për ndërtimin e një përmendoreje kushtuar atij, si shenjë mirënjohjeje ndaj gjithçkaje që ai ka bërë për shqiptarët e Kosovës!"
Shqetësim ka shprehur edhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili e pranon me hidhërim se do të ketë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera, por se "Serbia do të bëjë të gjitha përpjekjet ta pengojë këtë". "Presim që shtete të veçanta të ushtrojnë presione të mëdha mbi afro 50 shtete që të njohin pavarësinë e Kosovës e Metohisë dhe, në këtë mënyrë, praktikisht, të injorohet procesi gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës", tha nga ana tjetër shefi i diplomacisë serbe. Tadiç dhe Jeremiç nuk e thanë konkretisht se cilat shtete kishin parasysh kur përmendën "shtete të veçanta", por nuk do shumë mend e kalem të kuptohet se ata kishin parasysh SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Gazetat e Prishtinës shkruanin ditët e fundit, se ministri i Jashtëm britanik, Dejvid Miliband, u kishte dërguar, në fillim të këtij muaji, mesazhe rreth 30 homologëve të tij, anembanë botës, me kërkesën që të njohin pavarësinë e Kosovës. "Ajo që dihet tashmë, është se rreth 10 shtete të tjera do ta njohin pavarësinë e Kosovës deri para 17 shkurtit, përvjetori i parë i shpalljes së saj".
Edhe ish-ministri i Jashtëm serb, Vlladisllav Jovanoviç, shpreh frikën se vendosja e "marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë" me vendet e rajonit, midis të cilëve Perëndimi llogarit edhe Kosovën, do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. "Amerika është bërë nervoze, megjithëse nuk e tregon këtë. Plani i saj, që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën ‘është tretur në ujë‘, por kjo nuk do të thotë se ajo do ta ndalojë ushtrimin e shantazheve ndaj Serbisë, midis të cilëve theksi do t‘i vihet vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me krahinën e saj jugore", tha ai.
Dhe Serbia, në fakt, ka të drejtë të jetë e shqetësuar se përpjekjet e saj që të pengojnë njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës mund të shumëzohen me zero në të ardhmen, kur dëgjon konsideratat e analistëve dhe të njohësve të mirë të rrethanave ballkanike. Një prej tyre, zv/presidenti i Institutit Amerikan për Paqen, Daniel Server, vë në dukje se, Serbisë, do apo nuk do ajo, do t‘i duhet që, në një farë mënyre, ta pranojë njohjen e Kosovës, nëse synon të pranohet në Bashkimin Evropian. "BE nuk mund ta imponojë këtë kusht, por të gjithë e dinë se ai ekziston. Kam frikë se është e nevojshme që ajo (Serbia) ta pranojë faktin, pra pavarësinë e Kosovës, në ndonjë mënyrë, ose duke arritur marrëveshje dypalëshe, ose duke miratuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, ose në ndonjë mënyrë tjetër të ngjashme. Me fjalë të tjera, nuk jam i sigurt se është realiste ideja që Serbia të hyjë në BE pa e njohur më parë Kosovën", thotë z. Server, duke i tërhequr vëmendjen Serbisë lidhur me forcimin e marrëdhënieve të saj me Rusinë, të cilat, sipas tij, nuk kanë karakter ekonomik, por politik dhe nuk janë të favorshme për të.