E Diel, 1 Nëntor 2026

Boll me këtë historinë e autorësisë komuniste, se është komike!

Ky Berisha të mos na përmendë komunizmin dhe komunistët këtu se nuk i takon! Jo vetëm pse ka qenë i tillë vetë, por edhe për arsyen se drejton një vend që dikur ishte komunist, por shumë më i jetueshëm për shumicën e popullsisë. N.q.s të jesh komuniste d.m.th., që Enveri të dërgojë një inxhinier në burg kur ikin dritat për pak, dua të jem komuniste. Nëse komuniste do të thotë t'i marrësh armët, të ndërtosh një tunel në Borizanë dhe t'i fshehësh aty dhe jo m'u pranë Aeroportit dhe zonës më të dendur të vendit, jam komuniste. Nëse si femër të mos kem frikë të dal natën, të mos guxojë njeri të më ngacmojë, atëherë dua të jem "KOMUNISTE". Hajt, shnet!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›