E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të del flaka kur nuk e mendon, diellin e ditës ta mbulon"

Më vjen keq sinqerisht që po na ndjekin këto ngjarje të rënda e dramatike njëra pas tjetrës. Do të ishte më e nevojshme për këtë popull të bëhej diçka në interes të tij dhe ta largojë nga stresi dhe vështirësitë e përditshme, duke filluar nga buka e gojës e lëri pastaj të tjerat. Po si? Qeveria që e ka marrë përsipër këtë, me sa duket, nuk ka ndonjë ide. E vetmja ide që ka është të bëhen sa më shpejt milionerë, se nuk i dihet, do t'i zëvendësojnë të tjerët shpejt...

Po ne shqiptarët e varfër? Neve na thonë, mos u mërzitni se, ja, do futemi në BE, në NATO.. Në Evropë nuk shkohet me hua, borxhe dhe në këmbë. Mendimi im është që taksat dhe detyrimet që mblidhen vidhen me shumicë, shkojnë në xhepa të një grushti njerëzish. Ndaj, do vijë një ditë që nëma e popullit do t'i rrënojë këta hajdutë! Rriten pagat dhe dietat e deputetëve, ministrave, drejtorive, që janë disa herë më të larta se mesatarja e përgjithshme dhe populli mbetet a thua sikur nuk jeton në Shqipëri.

Me këtë nuk kërkoj barazi por njëfarë drejtësie, se po s'e ndoqe mirë të merr dreqi ditën me diell, se një ditë populli humb durimin, se kush do ta paguajë as vetë nuk do ta dini. Duke hedhur ujë, pilafi dikur ngopet. Faleminderit gazeta "Shekulli"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›