Lajmi doli edhe në CNN, apo dhe ata komunistë janë?
Lajmet për implikimin e Berishës dhe të birit në trafikun e armëve zunë dje vend kryesor edhe në CNN, televizioni më i madh dhe më prestigjioz në planet. (Madje në lajmet kryesore). Jam kurioz çfarë do thotë Berisha për CNN. Po e akuzoi dhe CNN për komunist dhe pjesëtar të qarqeve antishqiptare, siç tha për "Nju Jork Tajms", kjo do të mbetet në histori dhe mund të futet në librin e rekordeve Gines. Nuk ka njohur historia ndonjëherë Kryeministër që t'i thotë "Nju Jork Tajms"-it apo CNN, letër higjienike! Nga njëra anë, është për të qeshur (miqtë e mi amerikanë kanë qeshur me lot, kur ua tregoja mbrëmë). Por është edhe dramatike. Dramatike të kuptosh se çfarë lakrash kanë në kokë ata që drejtojnë atë vend të vogël të Ballkanit dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë vetëm për të ruajtur me çdo kush atë pushtet të nëmur, sikur ta kenë me tapi nga babai.