Nëse vijojmë kështu, të tjera tragjedi do ndodhin
Duhet t'ia kërkojmë vetes dhe altruizmit tonë të munguar për gjithçka ndodh. Shteti jonë vihet në lëvizje vetëm kur tragjedia ndodh. Dhe kërkon edhe lëvdata për këtë.
Kjo që ndodhi tregon që në Shqipëri nuk ka funksionuar ndonjëherë aparatura shtetërore, duke u nisur nga dikasteri më i parëndësishëm e deri të Këshilli i Ministrave. Gjithë këto hallka me rroga, dieta dhe nivel të lartë korrupsioni, në fakt, nuk bëjnë punën e tyre, por presin të marrin urdhra nga një apo dy persona, që kanë kapur peng gjithë institucionet.
Tragjikomike që, pas Gërdecit, asnjë shtetar i lartë nuk merr përsipër përgjegjësi mbi vete, por ia lenë gjithmonë fajin viktimave. Burrecë! Gjithë spektri politik, si pozita dhe opozita kanë nxituar ta politizojnë dhimbjen dhe dramën e shqiptarëve të varfër.