E Diel, 1 Nëntor 2026

Boll me shpifje, Berisha nuk ka thënë që sdinte gjë për ligjin

Ju lutem më thoni ju të “Shekulli”-t, kur ka thënë Berisha: “Unë s’di gjë për ligjin e çmontimit nga privati”?

Se, të thuash “nuk di gjë për Gërdecin” s’ka ASNJË lidhje me dijeninë për ligjin.

Berisha nuk ka thënë që nuk ka dijeni për këtë ligj apo vendim qeverie të nxjerrë për Gërdecin, kështu që nuk kemi nevojë për zbulimet tuaja, e as të ndonjë mediaje të tjera si ju, që shpifni.

Pse nuk vini në pah sa punë të mira ka bërë Berisha, Mediu, Alibeaj apo Bumçi, për reformën në drejtësi dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, por shikoni vetëm anët negative?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›