Edhe në kohën e luftës, njerëzit u jepnin dhurata mjekëve
Jam një lexuese e rregullt e gazetës, me banim në Amerikë, prej më shumë se 10 vjetësh. Lexova artikullin për arrestimin e një doktori. Dua të ndajmë një shembull konkret nga filmi, “I Teti në Bronz”, ku doktori i shpëton jetën partizanit, duke e operuar në shtëpi, ku dy prindërit e tij pleq shkojnë në shtëpinë e doktorit dhe në shenjë respekti i dhurojnë atij mollë dhe arra për shpëtimin e jetës së djalit të tyre.
Pra, edhe në atë kohë lufte, ku njerëzit s’kishin as për të ngrënë pranoheshin dhuratat e pacientëve. Nuk e besoj që doktorët të kenë dalë rrugëve për të mbledhur njerëz, "hajde t’ju operojmë që t’ju marrim lekë".Jemi ne pacientët që trokasim neë dyert e doktorëve për t’u kuruar e shpëtuar jetën tonë, qoftë kjo ditën, natën apo në çdo kohë.
Dhurata që merr doktori, mendoj nuk është KORRUPSION. Korrupsioni është tek instancat e larta të qeverisë dhe jo tek mjeku që shpërblehet për shpëtimin e jetëve.
Se ka ca shqiptarë që japin më shumë lekë për"PARUKIEREN" sesashpenzojnë për shëndetin. Kam dy fëmijë dhe kam pasur shumë raste të ndodhem nëpër spitalet e Amerikës, po nuk pagove, nuk të bëjnë asnjë shërbim, pale kur bie fjala për operime që nuk t’i hedhin as sytë po nuk pate siguracion të fortë.