Kryeprokurorja po rikthen besimin, por shpresojmë të mos mbetet në mes
Si një lajm i lodhur, korrupsioni i pushtetarëve nuk është diçka historikisht e rrallë tek ne. Në të gjitha rastet dhe në të gjitha pushtetet, korrupsioni ka qënë dhe është "bishti i balonës", një ndjekës i pamposhtur i tyre. Por është hera e parë që në Shqipëri po bëhen hetime, pavarësisht politikës,e sidomos pavarësisht ekzekutivit. Pikërisht në këtë përpjekje fillon shpresa, si institucion. E vërteta është dhe të gjithë e dimë se hetohet për Gërdecin, për qeveritarë, për aferat, për trafiqet, për shkeljet e shfrenuara të ligjit, për abuzimet dhe shpërdorimet e fondeve publike..
Kulti i drejtësisë, që shqiptarëve ju ka munguar dhimbshëm shekullin e fundit, ka gjasa të jetë në një performim të ri, falë përkushtimit të admirueshëm të kryeprokurores së përgjithshme dhe ekipit të saj.
Kryeprokurorja ia ka dalë, të paktën deri tani, të nisë të depozitojë në llogari të istitucionit që drejton, një kapital kaq të çmuar, sa është besimi i komunitetit. Ajo çka është për t'u qartësuar, është vazhdimësia. Besimi është gjysma e qenies, pra është vetëm gjysma e çështjes. Gjysma tjetër është përfundimi.