E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam te Milani, shtëpi me qira në zonën me "drita të kuqe"

David Beckham ka marrë me qira një apartament luksoz në Milano, vetëm pak hapa larg lagjes së famshme me ‘drita të kuqe’.

Pas vendimit për të qenë pjesë e skuadrës së Milanit, në janarit e ardhshëm, ai ka vendosur të jetojë në një apartament në rrugën “Amedeo d'Aosta”.

Zgjedhja e apartamentit që kushon miliona stërlina, sipas tij, është argumentuar me dëshirën për të qenë pranë me kapitenin e skuadrës Paolo Maldini.

Zona është e famshme për qëndrimin e prostitutave dhe trafikantëve të drogës dhe njihet si një nga zonat më të rrezikshme në Milano.

Bekhami, 33-vjeçar, pritej që të bënte një ndalesë në "Via Spiga", e famshme për pazarin e saj, për t'i bërë qejfin gruas Viktoria, 34-vjeçare.

Por çifti ra dakord që Bekham do jetojë në Milano gjatë pushimit katër mujor nga "LA Galaxy", kështu që ai përdori një opsion më modest dhe më pak lakmitar.

Ish-partneri, Majkëll Dei, 39 vjeç, i cili jeton në Milano, tha: "Zgjedhja e Bekhamit është e çuditsme. Shtëpia e tij ndoidhet fare pranë zonës, ku gjatë natës mblidhen hordhi transvestitesh”. (Marre nga The Sun)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›