E Diel, 1 Nëntor 2026

Remontet, pa energji në Tiranë dhe rrethe

Tiranë- Kryeqyteti dhe një pjesë e madhe e rretheve në vend do të jenë pa energji elektrike për shkak të remonteve që kanë nisur të bëhen. Sipas burimeve nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, sqarohet se nga ora 06.00 deri në 17.00, të ditës së sotme, pjesa më e madhe e kryeqytetit nuk do të furnizohet me energji elektrike. Shkak për këtë do të bëhet stakimi i linjës 110 kv, Tiranë-ish-Kombinati i Autotraktorëve.

Nga stakimi i kësaj linje mësohet se do të preken nga ndërprerjet e energjisë elektrike për gjatë thuajse të gjithë ditës, banorët e zonave që gjenden në rrugën “Ali Demi”, Rrugën e Elbasanit, zonën e Unazës, territori tek Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Policisë.

Mungesën e energjisë elektrike do ta ndjejë edhe Qyteti Studenti dhe zonat pranë Urës së Tabakëve. Probleme do të ketë edhe në qendër të Tiranës, pasi remonti do të këtë ndikimin e vet në një pjesë të rrugës “Myslym Shyri”, e më tej edhe në zonën e Bërrylit, rrugën “Bardhyl”, deri në zonën e Porcelanit.

Periferia sigurisht që nuk do të jetë më e privilegjuar. Farka do të jetë pa drita për të njëjtën arsye.

Po sot, si shpejgojë specialistët “për një marrëdhënie më të mirë me konsumatorin”, do të bëhet remonti i çelësit 35 kv të linjës që furnizon nënstacionin e Uzinës Dinamo.

“Pas kësaj do të mbeten pa energji elektrike nga ora 09.00 deri më 15.00 rruga “Jordan Misja”, “Siri Kodra”, por edhe Bregu i Lumit, zona pranë Uzinës Dinamo”- thonë burimet.

Mungesë energjië në një kohë më të gjatë do të ndjejnë banorët e rretheve, Durrësit, Shijakut, kavajës, Rrogozhinës dhe jugu, që nga Lushnja, Fieri, Vlora, e Saranda. “Nga datat 28 tetor – 1 nëntor do të kryehet remonti i linjës 220 kv, Tiranë- Rrashbull-Fier”- thonë specialistët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›