Bollano: Kalimi majtas, minoriteti ka krisje
Banore te Himares pak dite pas koalicionit majtas te kryer nga Partia Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, parti kjo gjeresisht e mbeshtetur ne kete zone, shprehen se jane te zhgenjyer nga ky qendrim politik i kryesise se kesaj partie. Sipas ketyre banoreve, PBDNJ eshte nje parti me program te djathte ka qene ne koalicion me PD-ne. Nuk mungon skepticizmi ne radhet e tyre per ecurine qe do te kete ne keto zgjedhje partia, por shume prej tyre tashme e kane humbur besimin, duke deklaruar se do te mbeshtesin te djathten. Kreu i Omonias, Vasil Bollano deklaroi per Tv Klan, se kjo eshte nje levizje politike e PBDNJ-se. Ai deklaroi gjithashtu se do te jete ecuria e zgjedhjeve qe do te tregoje suksesin apo mossuksesin e ketij koalicioni. Politika nuk eshte vetem sentimentale, vleresoi ai, por edhe perllogaritje, cka duhet marre ne konsiderate. Nderkohe, Vasil Bollano, kryetar i organizates Omonia dhe i Bashkise se Himares eshte shprehur nga Gjirokastra se kalimi i PBDNJ ne aleance me te majtet ka bere qe ne minoritetin etnik grek ne Gjirokaster, te ndihen krisjet e para. Per disa prej tyre kjo eshte e nxituar por me teper kritikojne vendimin qe Vangjel Dule, ka bere me koken e vet dhe nuk ka marre pelqimin e anetareve.