E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, kryesia vendos sot per listat e kandidateve

Pasditen e sotme mblidhet kryesia e Partise Socialiste per te miratuar listen e kandidateve per deputete ne 12 qarqet. Kur kane mbetur vetem dy dite nga perfundimi i afatit zyrtar te parashikuar ne Kodin Zgjedhor, ku partite politike duhet te dorezojne listat e kandidateve te tyre ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, selia roze ben levizjen e saj te radhes mbi kete drejtim. Miratimi i listave te perfaqesuesve te Partise Socialiste per kuvendin e Shqiperise me zgjedhjet e 28 qershorit vijne si rrjedhoje e vendimit te Asamblese Kombetare te kesaj partie, ku kryesia ka te drejte te miratoje listat e kandidateve. Nderkaq, kjo mbledhje vjen pas perfundimit te konsultave ne baze te kritereve te perzgjedhjes se miratuar nga Asambleja Kombetare, te cilat u zhvilluan nga data 9-14 maj. Mbledhja pasditen e sotme pritet te zgjase me shume se heret e tjera, pasi do te jete e perfshire nga debati per emrat. Ne qender te debatit do te jete renditja e kandidaturave potenciale ne listat e kesaj partie. Qe do te thote, ne baze te votave te marra nga zgjedhjet e kaluara, e perkthyer me sistemin e tanishem, perllogariten fituesit ne baze qarqesh. Nderkaq nje vendim i rendesishem qe pritet nga kjo kryesi dhe qe perben nje interes eshte dhe kryesuesi i listes per qarkun e Tiranes. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›