Bollano: Policia shkaktoi dy incidente
Kryebashkiaku Vasil Bollano ka folur edhe per incidentin e ndodhur dy dite me pare, para postes se policise se Himares. Ai ka mohuar qe thirrjet e banoreve per polici e media greke te kishin lidhje me konfrontimet dhe ngjarjen. "Incidentet ne Himare jane dy. E para, jane rrahur dy qytetare, arsyet nuk i dime dhe duhet te na i thote policia. E dyta eshte se dy police te irrituar kane dale dhe qelluar ne mes te qytetit", tha Bollano. Bashkiaku pretendoi se banoret u irrituan se kerkonin te benin nje denoncim, i cili nuk u ishte lejuar. Lidhur me viziten qe u zhvillua mesditen e djeshme ne Himare, mes zv/ministrit te Jashtem grek, Ballano e komentoi ngjarjen si "nje njolle negative per qytetin e Himares". Madje, ai u shpreh se edhe deklaratat e disa qytetareve se jane grek, se duan ne Himare polici e media greke, nuk kane asnje lidhje me incidentin.