E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do denoncoj ne Athine policet qe me rrahen"

Bisedoi: Ornela Hila

Situata e ndere ne Himare ka patur zanafillen e saj te shoqerimi i dy te rinjve, te cilet leviznin me nje makine qe dyshohej se nuk kishte dokumentacion te rregullt. Ndersa policet dergonin per ne paraburgim Manol Zoton dhe Erion Rrapo ne mengjesin e dates 10 prill, askush nuk e mendonte se pas lirimit te tyre gjendja do te perkeqesohej pas akuzave ndaj policeve per keqtrajtim. Njeri prej tyre, Erion (Jorgo) Rrapo, rrefen per gazeten "Koha Jone", se si ka nisur ngjarja dhe si efektivet e postes se policise se Himares e kane dhunuar ate dhe mikun e tij, teksa po ktheheshin nga nje bar ku kishin pare ndeshjen ne nje nga televizionet greke. Ai shprehet se eshte dhunuar egersisht, madje i gjuajtur edhe me nje kepuce nga uniformat blu dhe do te beje denoncim edhe ne Athine per policine e Himares.

Si ndodhi ngjarja?

Manoli po me shoqeronte per ne shtepi mua me makinen e tij, kur na ndaluan dy police. Ata na kerkuan te kontrollonin makinen e me pas na kerkuan dokumentet. Ua lejuam dhe na cuan ne komisariat, ku na thane se na donin per verifikim. Gjate rruges folem une dhe Manolo greqisht dhe kaq mjaftoi qe ata te nxeheshin. Na cuan ne komisariat dhe ne hyrje te policise se Himares, njeri prej tyre me grisi edhe raportin mjeko-ligjor, qe une kam dhe e hodhi pertoke. Pasi na mbajten aty kater ore, na lane te lire.

Ju pretendoni se ju kane keqtrajtuar policet ne paraburgim?

Po, sepse gjate kohes qe ndenjem aty na keqtrajtuan. Ishin tre police qe na qelluan. Madje mua me goditen me kepuce dhe me shkaktuan kete plagen te hunda. Pasi na liruan pas kater oresh, une kerkova te beja nje denoncim per rrahjen e padrejte qe me bene ne polici, por ata nuk pranuan. Ne madje tentuam edhe te kalonim brenda policise per te bere denoncimin, por ata serish nuk na lane.

Po me pas si vepruat?

Pasdite ndodhi kulmi i ngjarjes, kur ata qelluan me bresheri automatiku ne ajer. Une me pas e bera denoncimin tek Drejtoria e Policise se Vlores dhe tani do te merret drejtesia me ta. Por nuk do ta le me kaq. Une do te denoncoj dhunen e policeve te Himares. Ata nuk e pranuan fillimisht denoncimin tim, se tregonin se sa mizore qe jane me ne dhe fundosnin veten. Une i bej thirrje shtetit shqiptar qe te shikoje se cfare po ben policia e Himares. Ata po na keqtrajtojne. Do ta zbraznin nje arke me fisheke po te ishin femijet e tyre neper rruget e Himares, e jo femijet tane?. Ata e kane bere qellimshem kete qe te na keqtrajtojne dhe te na rrahin. Po c'te drejte kane ata te na rrahin. Ne shohim punen tone e si biem ne qafe askujt.

Si do ta vazhdoni kete ceshtje?

Une neser do te iki ne Greqi, e do te vazhdoj kete ceshtje dhe andej. Do te bej denoncim ne Athine per kete dhune te policeve te Himares, qe rrahin njerezit e pafajshem dhe i keqtrajtojne ata padrejtesisht. Kerkoj ndjekje penale per policet qe me rrahen, madje kam folur edhe per nje televizion grek ne takimin me zv/ministrin e Jashtem, Kasimis. Ata e kane bere kete me tendence dhe qellimisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›