E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH: Incident i rendomte, heton policia

Ngjarjet ne Himare po hetohen nga Policia e Shtetit, e cila deri me tani ka pezulluar dy efektiva te saj, duke mos marre asnje mase ndaj personave qe mbremjen e dy diteve me pare, sulmuan komisariatin e ketij qyteti. Burime nga Sherbimi Informativ Kombetar kane bere te ditur se, ky rast nuk eshte marre nen hetim prej ketij institucioni. "Nuk ka pasur asnje informacion per ato qe kane ndodhur ne qytetin e Himares dhe kjo eshte trajtuar si nje ngjarje e rendomte dhe nuk ka objekt hetimi nga ana jone", thane nje dite me pare burime nga SHISH, te pyetur ne lidhje me ngjarjet e fundit te ndodhura ne qytet, ku banore ishin ngritur ne proteste hodhen parulla, duke kerkuar qe policia shqiptare te largohej dhe ne vend te saj te vinin efektiva te policise greke per te zhvilluar hetime ne lidhje me incidentet e ndodhura. Nderkohe qe, mengjesin e djeshem, ne qytezen e Himares, ka mberritur dhe zevendesministri i Jashtem i Greqise, Theodoros Kasimis, i cili ka zhvilluar nje takim me banoret, shumica prej te cileve minoritare. Nderkohe qe protestat u zhvillua nje nate para se ne kete vend te mberrinte zv/ministri, i cili ka vizituar dhe disa shkolla te financuara nga qeveria greke. Ne kete kuader, zyrtare te SHISH mohuan qe ngjarja te ishte e paramenduar apo me tendence, duke e konsideruar nje incident banal. Nderkohe qe ne vazhdim te vizites se tij ne Shqiperi, zevendesministri i Jashtem grek ka zhvilluar ne mbremje nje takim ne Sarande me anetare te kryesise se organizates OMONIA ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›