E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti: Kush ka shkel ligjin do ndeshkohet

Prefekti i Qarkut te Vlores, Xhevahir Rexhepi, ka qene ne Himare qe prej ores 23.00 te se enjtes, kur himarjotet jane perfshire ne konflikt me policine. Ai eshte perballur fillimisht me banoret perpara postes se policise, te cileve u ka kerkuar te qetesohen dhe te mos konfliktohen me forcat e rendit. Ai u kerkoi atyre qe te ktheheshin ne shtepite e tyre dhe te gjitha kerkesat do te merreshin parasysh. "Une pata dhe nje takim me kryetarin e Bashkise, Vasil Bollano, ku u fol per zbardhjen e ngjarjes. Isha ne dijeni te acarimit te gjendjes se Himare dhe konfliktin e krijuar mes banoreve dhe policise, per te cilin tashme eshte ngritur nje grup hetimor", tha Rexhepi. Ai u shpreh per gazeten "KJ" se gjendej ne Himare per te pare nga afer situaten si perfaqesues i shtetit dhe se organet kompetente kane te drejten per t'u shprehur rreth kesaj ngjarjeje. "Pozitiv ne keto momente eshte fakti qe banoret te qetesohen dhe konflikti te mos thellohet. Une kam pasur kontaktet e mia me te dyja palet e perfshira dhe jam i bindur se organet kompetente do te bejne punen e tyre me se miri dhe do te zbardhin pergjegjesit e kesaj ngjarje", tha Rexhepi. Prefekti u shpreh i bindur se, "per te gjithe ata qe kane thyer ligjin ne kete rast, do te pergjigjen duke mbajtur pergjegjesi". Me tej prefekti i Vlores deklaroi se situata eshte vene nen kontroll nga organet e rendit dhe se banoret ishin qetesuar duke u kthyer ne banesa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›