Bollano, i pandehur për shumë leje ndërtimi në Himarë e Jal
Kreu i Bashkisë së Himarës, Vasillaq Bollano, merret i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit në Himarë dhe Jal, në sheshe ku nuk ishte përcaktuar ende titulli i pronësisë. Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet edhe për katër "bashkëpunëtorët" e Bollanos, të cilët janë Polimer Ruçi, Leonard Hysi, Eugen Gjyzari dhe Tatjana Dhima, me detyra pranë bashkisë. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, dosja me të pandehur Bollanon mban numrin 79 dhe regjistrimi i këtij procedimi është bërë mbi bazën e kallëzimeve penale nga shtetasit Pirri Cali, Anastas Cali, Theodhori Veizi, Anastas Llaguri, banues të qytetit të Himarës dhe Jalit.
Dosja
Sipas Prokurorisë së Vlorës, nga hetimet e kryera, si dhe nga provat e mbledhura në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar e provuar se, nga ana e të pandehurve janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës gjatë shqyrtimit dhe miratimit të disa lejeve për ndërtim në territorin e Himarës dhe Jalit. "Konkretisht, shkeljet kanë konsistuar në këto fakte: janë miratuar leje për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi në favor të personave jo pronar të truallit, duke cenuar të drejtën e pronësisë së pronarëve të tyre; janë miratuar leje për ndërtim në zonat turistike, kur në ligjin për urbanistikën është sanksionuar se miratimi i lejeve të ndërtimit në zonat turistike është kompetencë vetëm e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dosjen e Prokurorisë së Vlorës. Sipas saj, një nga shkeljet e Bollanos dhe të bashkëpunëtorëve është edhe miratimi me leje për ndërtim për dy ose tri kate banimi me vendim të KRRT-së të Bashkisë Himarë, ndërsa zbardhja e tyre nga shtetasi Vasillaq Bollano në cilësinë e kryetarit të KRRT-së, është bërë për tre ose katër kate banimi, duke falsifikuar të dhënat e formularëve të lejeve, si dhe falsifikuar nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike procesverbalet e mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Himarë.
Hetimi
Prokuroria detajon se personat e pandehur kanë miratuar leje për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi, në kundërshtim me nenin 77 të ligjit për urbanistikën, në të cilin është lejuar miratimi i lejeve për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, por vetëm për objektet e ndërtuara para vitit 1998, vit në të cilin ka hyrë në fuqi ligji për urbanistikën. Lejet në këto raste janë miratuar për objekte të ndërtuara në vitet 2004-2005 dhe 2006-2007. "Janë miratuar leje për shesh ndërtimi dhe leje për ndërtim në zona jashtë vijës së verdhë të qytetit të Himarës, si dhe pa pasur një studim urbanistik të miratuar për truallin ku janë miratuar lejet e ndërtimit. Në ligjin për urbanistiken është sanksionuar se lejet për shesh ndërtimi dhe lejet për ndërtim miratohen vetëm në zonat ku ekzistojnë studime urbanistike, qoftë ato edhe pjesore", deklaron Prokuroria e Vlorës. Sipas saj, shtetasi Vasillaq Bollano nuk është paraqitur asnjëherë para prokurorisë për të dhënë shpjegime lidhur me faktet që i janë atribuuar gjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake dhe as në përfundim të tyre.
S.Çobo