Antimafia, si u ndryshua në "minutën e fundit"
Parlamentarët shqiptarë kanë votuar ligjin "Antimafie" me disa ndryshime nga versioni i Ministrisë së Drejtësisë, i cili ishte më radikal në sekuestrimin e pasurive të individëve që dyshoheshin se merreshim me krim të organizuar. Hartuesit e ligjit janë tërhequr nga disa pika të "nxehta" të kontestuara ashpër nga grupet e interesit, por në fund kanë miratuar disa pika të tjera që kundërshtohen me forcë nga prokurorët, që do të "punojnë" mbi ligjin, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Parashikohet që ligji të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2010 dhe të prekë një pjesë të mirë të dosjeve që ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në njësitë antikorrupsion. Neni më i debatuar nga grupet e interesit ka qenë neni 3, i cili bën fjalë për fushën e zbatimit. Në nënpikën e parë të këtij neni, të draftit të kaluar nga Parlamenti, thuhet se "dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, bazuar në indicie". Versioni i Ministrisë së Drejtësisë nuk kishte pjesën e fundit "bazuar në indicie", e cila kundërshtohet sërish nga grupet e interesit. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ligji që është miratuar në Parlament ka disa ndryshime të mira, por sërish ka shumë probleme. Vetëm perifrazimi "bazuar në indicie" është shumë i gjerë dhe mund të përbëjë arbitraritet në zbatimin e këtij ligji.
Standardi i jetesës
Në nenin 3 është hequr pika (dh), e cila fliste për "standardin e pajustifikuar të jetesës". Kjo pikë nuk figuron në ligjin e kaluar në Parlament, megjithatë në këtë nen është shtuar pjesa "bazuar në indicie", e cila, në fakt, ka të njëjtin qellim si standardi i pajustifikuar i jetesës. Sipas burimeve nga prokuroria, ligji i miratuar nuk është neni 2/2, i cili bënte fjalë për përkufizimet, si "Masë parandaluese" e person i dyshuar. Në një intervistë për gazetën "Shqip", kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Pelivan Malaj, do të shprehej kategorikisht kundër nenit 2/2 që ishte parashikuar nga Ministria e Drejtësisë. Ai fliste se "Person i dyshuar", është, pavarësisht koncepteve të përdorura në Kodin e Procedurës Penale, personi i dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar, pavarësisht faktit nëse ndaj tij nuk ka filluar, ka filluar, vazhdon ose ka përfunduar një procedim penal dhe që zotëron pasuri si rezultat i veprimtarive të paligjshme. Një tjetër pikë e dyshimtë ishte edhe përkufizimi "Standard i pajustifikuar jetese". Në draftin e Ministrisë së Drejtësisë përkufizohej se standardi është niveli ekonomik i një personi, i cili zotëron pasuri apo të ardhura që nuk i përgjigjen dukshëm të njëjtit nivel me të ardhurat, fitimet apo veprimtaritë e ligjshme që kryen. Ky nen është hequr nga ligji që është miratuar në Parlament, pasi prekte vetë "baballarët e kombit", deputetët.
Përjashtohen zyrtarët
Ligji i ri "Antimafie" që është miratuar në Parlament, ka përjashtuar nga hetimi të gjithë zyrtarët. Ministria e Drejtësisë, në draftin e parë, parashikonte se objekt i këtij ligji ishin edhe disa vepra penale në fushën ekonomike si korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë u sekuestrohej pasuria edhe personave që akuzohen se ushtrojnë ndikim të paligjshëm ndaj personave me funksione publike. Në draftin e parë parashikohej që të hetoheshin edhe vetë gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët e tjerë të organeve të drejtësisë. Ndërkohë që është shtuar vepra penale e pastrimit të parave dhe prostitucioni.
Kompetenca
Ndërkohë, një nga problemet e tjera të konstatuara, është për sa i përket kompetencës që i jepet Gjykatës së Krimeve të Rënda, të sekuestrojë dhe konfiskojë pasuri që nuk janë vepra penale të parashikuara në ligjin për funksionimin e saj. "Nuk kuptohet se ç‘lidhje ka kjo gjykatë me këto vepra dhe si mund t‘i jepen këto kompetenca me një ligj të thjeshtë, ndërkohë që kompetencat janë të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin organik që kërkon miratim me 3/5", deklarojnë grupet e interesit.