E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vieira nuk na duhet, nuk është sulmues"

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në radhët e "topçinjve" të mesfushorit francez të Interit, Patrik Vieira. "Nuk është një sulmues, prandaj mund të them se nuk na duhet. Ne po kërkojmë një sulmues dhe nuk kemi probleme në mesfushë, jemi të mbuluar në këtë rol". Kjo është deklarata e trajnerit të njohur të Arsenalit. Por, gjithsesi, hipoteza është në qarkullim prej verës së fundit, kur u përfol se mesfushori, i cili ka luajtur për shumë vite te skuadra angleze, mund të rikthehej në këtë skuadër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›