Berisha: Jemi më shumë se 19 vjet më parë
Mazhoranca ka treguar "muskujt" e saj politikë, në një miting të madh, që ka zhvilluar dje në sheshin "Skënderbej", në përkujtim të 8 dhjetorit, ditës së protestave studentore. Dy javë pas protestave të opozitës, Partia Demokratike ka zbritur në shesh, me një zhurmë të madhe dhe një performancë që si personazh kryesor kishin vetëm Kryeministrin Sali Berisha dhe si garniturë, një numër këngëtarësh të njohur shqiptarë dhe një grup të famshëm finlandez. Gjysmë ore pas nisjes së tij, më saktë pas fjalës së Kryeministrit Berisha, sheshi "Skënderbej" është "bombarduar" me një numër tejet të madh fishekzjarrësh zhurmëmëdhenj, duke dhënë mesazhin politik se përgjigjja e mazhorancës ndaj opozitës është "shpërthyese". Megjithëse njerëzit janë shpërndarë pas rreth 45 minutave, ndoshta edhe për shkak të shiut, sheshi është mbushur me dhjetëra mijëra vetë të ardhur nga i gjithë vendi.
Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij, i ka kushtuar një vend të rëndësishëm retrospektivës së lëvizjes studentore, duke i dhënë një ton të rëndësishëm politik. "Më 8 dhjetor të vitit 1990 studentët e Universitetit të Tiranës, me në krye tribunin e lirisë, Azem Hajdari, me një guxim legjendar me kurajë mbinjerëzore, do të përballeshin në sheshin dhe rrugët e kryeqytetit të vendit, me diktaturën më mizore të Europës në një betejë dhe do të hapnin e do të shkallmonin dyert e mbyllura të lirisë. Sot, ne jemi më shumë se më parë. Kurrë nuk mund të zbehin dritën e lirisë që lindi në rrugët e sheshit të Tiranës më 8 dhjetor", tha Berisha. Kreu i mazhorancës qeverisëse e ka shpallur 8 dhjetorin si festë kombëtare të shqiptarëve, pasi, sipas tij, ajo ishte dita që solli dritën. Më pas, Kryeministri në fjalën e tij e ka aktualizuar fjalimin me rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa" ka qenë një nga sloganet kryesore të lëvizjes studentore. "8 dhjetori është dita drejt anëtarësimit tonë europian, për ne studentët, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, që shembëm perden e hekurt, që shembëm bllokun barbar të tiranisë, pasi u kthyem në pushtet shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, zhbllokuam integrimin e Shqipërisë në Europë". "8 dhjetori është dita e marshit të lirisë sonë drejt Europës, drejt anëtarësimit të plotë në BE, drejt fluturimit tonë pa viza në hapësirën e pafundme europiane. Për ne, studentet dhe studentët, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë që shembën perden e hekurt, që shembën bllokun barbar të tiranisë, pasi u rikthyem në pushtet shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, zhbllokuam integrimin e Shqipërisë në Europë, firmosëm marrëveshjen e stabilizim-asociimit, pranimin e kërkesës sonë për anëtarësim në BE", deklaroi Kryeministri. Duke i bërë një sfidë opozitës që edhe ajo bashkë me përkrahësit e saj mbushi sheshin e Tiranës, Berisha tha: "Sot ne jemi shumë, jemi më shumë se kurrë më parë, ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë europiane". Edhe pse fjalimi i Berishës në tubimin e djeshëm-festë nuk ka pasur fjalorin e rëndë të komunikimit politik të ditëve të fundit mes mazhorancës dhe opozitës, gjithsesi ai nuk la pa përsëritur akuzat ndaj rivalëve të tij. "Në emër tuaj, më lejoni të garantoj ata që me plehrat e bllokut të djeshëm, me kockat e mafies, që do të tentojnë të na pengojnë se garancia jonë është se mafies do t‘i tregojmë ligjin me të gjithë rreptësinë e saj, kurse plehrat e bllokut në koshin e historisë që meritojnë", u shpreh Berisha.