E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bollano po demton minoritetin"

Kane reaguar perfaqesuesit e G99 ndaj kerkese se organizates Omonia dhe kreut te saj, Vasil Bollano, qe kane kerkuar zyrtarizimin e greqishtes si gjuhe te dyte ne vendin tone. G99 thekson se kerkesa e Bollanos dhe organizates Omonia eshte teresisht e pajustifikueshme jo vetem ne aspektin e saj ligjor por dhe ne ate logjik, por dhe demton interesat e minoritetit grek ne Shqiperi. Sipas Konventes Kuader te KE per Mbrojtjen e Minoriteteve, nenshkruar nga vendi yne ne vitin 1995, ratifikuar ne vitin 1999 dhe hyre ne fuqi ne vitin 2000, Shqiperia nuk ka asnje detyrim ligjor per te zyrtarizuar gjuhen e nje minoriteti si ai grek, por vetem te garantoje qe ky minoritet te kete mundesine te flase e te arsimohet lirisht ne gjuhen amtare. "G99 kerkon nga Kryeministri Berisha qe te paraqesin qendrimin e tyre zyrtar ne lidhje me kerkesen e ardhur nga nje perfaqesues i koalicionit te maxhorances qeverisese", thuhet ne deklaraten e ketij grupimi politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›