Vihen ne pranga dy pronaret., lirohet bleresi
Tirane - Gjysme kilogram droge eshte sekuestruar diten e djeshme ndersa dy persona jane arrestuar si pronare te saj, kurse eshte lene i lire nje bleres droge. Sasia e droges do te shperndahej ne tregun kryeqytetas ne zonen e stacionit te trenit. Ardjan Viktor Palla, 35 - vjec, lindur ne Devoll dhe banues ne Tirane dhe Gazmend Xhavit Vokri, 29 - vjec, lindur dhe banues ne Tirane jane dy personat e arrestuar dje nga efektivat e policise . Ne saje te operacionit te koduar "Stacioni i Vjeter" eshte bere i mundur venia ne pranga e 35 vjecarit Palla, arrestimi i te cilit u be i mundur ne rrugen "Karl Gega" ne Tirane. "Tradhesia" e nje bleresi te tij beri te mundur qe efektivat e policise te nisin hetimet disa ditore per 35 vjecarin. Gjate momentit qe ky i fundit eshte vene ne pranga ishte duke shitur 3 qese farmaceutike, me lende narkotike e dyshuar te llojit kanabis sativa, nje shtetasi, i cili do te hetohet ne gjendje te lire. Nderkohe qe pas nje kontrollit te ushtruar ne banesen e tij policia ka arritur te sekuestroje edhe rreth 15 qese te tjera farmacie te mbushura me bime narkotike te gatshme per shitje, si dhe nje tjeter qese celefoni e mbushur me bime e dyshuar narkotike. Po dje efektivat e policise kane vene ne pranga gjate oreve te para te mengjesit te djeshem Gazmend Vokri. Arrestimi i tij u be i mundur pasi eshte kapur ne flagrance me sasine prej 6.8 gram, bime narkotike e dyshuar kanabis sativa. Ndersa ne banesen e tij forcat policore kane gjetur dhe kane sekuestruar rreth 70 - pako te mbushura me bime narkotike te cilat peshonin 307.2 gram. Ne cilesine e proves materiale ne ngarkim te 29 vjecarit policia sekuestroi sasine prej 314 gram lende narkotike e dyshuar kanabis sativa, shumen e parave prej 2200 lekesh te cilat dyshohet t'i kete perfituar nga shitja e lendes narkotike. Gjithashtu efektivat kane sekuestruar edhe 64 cope ambalazh plastik boshe, 2 pale gershere dhe te tjere aksesore qe perdoren per bimen narkotike. Sipas policise dy te arrestuarit kane pasur si treg zonen e stacionit te trenit ndersa aktiviteti i tyre kriminal ishte i ndare secili me vete. Hetimet ne ngarkim te 2 te arrestuarve i kane kaluar Prokurorise se Tiranes. Mbi ta rendon akuza e " prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".