E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duckallari: S'jemi ne koalicion

Sekretari politik i Partise Demokracia Sociale, Artur Duckallari, flet per zhvillimet politike dhe rolin e opozites, deklaratat e Metes, qendrimin e PS-se dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Ka marre PDS nje ftese nga PS per takim lidhur me reformen zgjedhore dhe si do t'i pergjigjet ajo nje kerkese te tille po te kemi parasysh se nje tryeze e opozites e thirrur nga PDS u refuzua nga PS?

Po mund t'ju konfirmoj se edhe Partia Demokracia Sociale e ka marre nje ftese per takim nga PS lidhur me diskutimin rreth reformes zgjedhore dhe i eshte pergjigjur pozitivisht asaj. PDS e ka vleresuar fillimin e diskutimeve mes partnereve opozitare dhe e pershendet kthjellimin politik te Partise Socialiste dhe rinisjen e perpjekjeve te saj per te unifikuar qendrimin e opozites lidhur me reformen zgjedhore. Ne urojme qe ftesa dhe perpjekjet e PS-se te jene te sinqerta, pasi e vleresojme reformen zgjedhore si shume te rendesishme per te arritur standardet demokratike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia Demokracia Sociale angazhohet te jape kontributin e saj per reformen zgjedhore dhe nuk do te kurseje kapacitetet e saj politike dhe intelektuale per te mberritur ne nje Kod Zgjedhor, qe shmang deformimin e vullnetit te zgjedhesve. Ne vleresojme se sesioni i ri parlamentar mund te jape shansin e unifikimit ne nje aksion te perbashket opozitar, nisur se pari nga hartimi i Kodit Zgjedhor".

Ndikojne akuzat e LSI ne drejtim te liderit socialist Rama per bashkepunim me Berishen ne klimen e bashkepunimit mes partive opozitare dhe a mendoni se do jene efikase per nje bashkim te ri?

Retorika politike mund te ndikoje si ne permiresimin, ashtu dhe ne perkeqesimin e marredhenieve nderpartiake. Nga ana e saj, PDS ka qene kritike me disa veprime te lidershipit te Partise Socialiste dhe nuk ka ngurruar ta beje publik qendrimin e saj, duke patur nje qellim te vetem: Reflektimin ne kohe dhe permiresimin e funksionimit te opozites. PS ka kaluar nje periudhe jo shume te qarte te orientimit te saj politik. Gjithsesi ne vleresojme se jemi ende ne kohe per t'u bashkuar ne nje front, jo vetem mes opozitaresh, ne menyre qe Sali Berisha te dorezoje pushtetin. Nisur nga kjo, dhenia fund sa me pare e kesaj qeverisjeje te deshtuar duhet te jete edhe boshti i cdo marredhenie apo marreveshje mes partive.

PDS mendoni se mund te hyje ne koalicion me PS, ne rast se Meta qendron jashte?

"Levizjet politike te PDS-se nuk kushtezohen nga veprimet e partive te tjera por nga interesat e elektoratit te saj dhe elektoratit te majte ne teresi. Ato do te percaktohen me perfundimin e kodit zgjedhor dhe pas konsultimeve te gjera brenda forumeve te PDS. Do te jene keto te fundit, te cilat do te miratojne edhe taktikat elektorale edhe koalicionet zgjedhore te PDS. Ne kete kuader ne vleresojme se as PS dhe as LSI nuk mendojne se pozicionimet e tyre, cilado qofshin ato, do te sillnin automatikisht rreshtimin e te tjereve, nese nuk do te konsultoheshin apo te bini dakord me pare me ta. PDS pik se pari kerkon te ndikoje ne bashkimin real te opozites ne nje front te perbashket opozitar. Ne rast se kjo nuk do te arrihet, atehere edhe PDS do te dije te ndertoje koalicionet e duhura parazgjedhore per te maksimizuar rezultatin ne zgjedhje. Nisur nga kjo, Partia Demokracia Sociale i ka nisur pergatitjet per zgjedhjet e vitit 2009 duke renditur si alternativen kryesore per te qene te suksesshem vetem nje, ate cka sot i gjithe elektorati i majte kerkon : Bashkimin e opozites. Ne rast se kjo nuk do te mund te realizohet per kapricot apo per driteshkurtesine politike te nje grupimi, PDS do te shqyrtoje dhe vendose levizjet e saj politike. Aktualisht PDS nuk ka percaktuar asnje koalicion parazgjedhor dhe sondazhet paraprake na krijojne mundesine te hyjme edhe te vetem ne zgjedhjet parlamentare, kjo ne funksion edhe te Kodit te ri Zgjedhor".

Nje ftesa e Metes ka qene dhe per Nanon. E imagjinoni ish-liderin e PS ne krah te Metes perballe PS?

"Nuk shoh te kete vend per te abuzuar me ate se zoti Meta ka bere nje ftese per zotin Nano. Sipas mendimit tim dhe me aq sa une e kam kuptuar, vleresoj se kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka qene i qarte ne deklarimin e tij. Per sa i perket ish-Kryeministrit Nano, nuk besoj se do ti duhej ftese per te dhene kontributin e tij per ta bere me te forte opoziten ndaj Berishes, nisur dhe nga eksperienca e tij politike. Megjithate do te varet nga vendimet personale te vete zotit Nano se si do te pozicionohet ne raport me Partine Socialiste dhe partite e tjera opozitare ne te ardhmen".

"Mbeshtesim dialogun PS-LSI"

"PDS ka qene promotore e nismave qe do te unifikonin qendrimin mes forcave te majta opozitare, e ne kete kuader e pershendesim dhe e konsiderojme nje hap pozitiv edhe takimin konsultativ mes dy kryetareve te grupeve parlamentare te PS dhe LSI . Ne jemi investuar dhe mbeshtesim serish idene e nje tryeze te partive opozitare per reformen zgjedhore si nje zgjidhje e urte qe do te unifikonte jo vetem qendrimin mes ketyre forcave politike, por do ti sherbente dhe fillimit te nje marredhenieje te re besimi dhe partneriteti reciprok mes tyre"., tha sekretari politik i PDS, Duckallari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›