"Opozita shkon me lehte ne San Trope e Maldive per pushime, se te vije ketu"
TEPELENE - Kryeministri Berisha qe nga Tepelena nuk nguroi te akuzoje opoziten ne lidhje me mosvemendjen e saj per rruget qe po ndertohen ne vend. Berisha theksoi se perfaqesuesit e opozites e kane me te lehte te shkojne me pushime jashte vendit, se sa te inspektojne rruget e vendit ne cdo qytet te Shqiperise. "Degjoja para dy apo tre ditesh opoziten qe thoshte se edhe rruga Gjirokaster - Tepelene nuk ka perfunduar. Keta me lehte e kane te shkojne ne San Trope apo Maldive per pushime, se sa te zbresin ne Tepelene dhe te shohin rrugen, e cila tashme eshte e ndertuar dhe e perfunduar", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Duke rifilluar serish me opoziten "bejeten e rrugeve". Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi faktin se vetem kete vit investimet ne rruget e vendit kapin shifren e 1, 2 miliard dollareve. "Kjo qeveri ka investuar 8 here me shume se sa c'eshte investuar ne vitin me maksimal te qeverise se meparshme, pra ne vitin 2004", deklaroi Berisha, duke paralajmeruar dhe investime te tjera te forta ne te gjithe vendin per permiresimin e infrastruktures rrugore. Pak dite me pare edhe ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka reaguar ndaj deklaratave te opozites ne lidhje me ecurine e ndertimeve ne vend. Keshtu ministria e drejtuara nga Sokol Olldashi hodhi poshte edhe akuzat se ne rrugen Lushnje - Fier nuk jane dy korsi, por vetem nje. "Eshte lehtesisht i verifikueshem nga secili prej jush fakti qe dy korsi te rruges jane hapur ne te gjithe gjatesine e saj, nderkohe qe po vazhdon ne menyre intensive asfaltimi i dy korsive te tjera", u shpjegua ne lidhje me rrugen Lushnje - Fier nga kjo ministri. Po keshtu shpjegime nga zedhenesja e ministrise se Transporteve u dhane edhe per rruge te tjera ne vend te cilat jane ne ndertim e siper. F.M
Berisha, gati vizita ne Tropoje
Kryeministri Berisha pritet qe javen e ardhshme ta vazhdoje turin e tij "Shqiperia po ndryshon" edhe ne pjesen me te skajshme veriore te vendit sic eshte zona e Tropojes dhe e Hasit. Ashtu sic ka ndodhur edhe ne zonet e tjera te vendit kreu i qeverise, Berisha do te inaguroje ne keto zona perfundimin e projekteve te ndryshme dhe nga ana tjeter do te premtoj edhe projekte te reja te cilat do te nisin ndertimin. Prej shume muaj tashme pas marrjes se fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise ne Samitin e Bukureshtit ne fillim te muajit Prill, kryeministri Berisha ka nisur edhe nje tur te tij ne zona te ndryshme te vendit per te peruruar edhe vepra te ndryshme publike. Gjate ketyre takimeve, kreu i qeverise i shoqeruar nga ministra dhe deputetet te zonave ka mbajtur edhe takime te vecanta me banoret e ketyre zonave, duke degjuar keshtu edhe problemet dhe kerkesat e tyre.